• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19 I ZGJATUR? Studimi: Si dallohen pasojat e fshehta në mushkëri
Home
Shëndet

COVID-19 I ZGJATUR? Studimi: Si dallohen pasojat e fshehta në mushkëri

30 January, 2022 Delo.autor Shëndet

Disa njerëz me COVID të zgjatur mund të kenë dëmtime të fshehura në mushkëri. Ky është konkluzioni i një studimi në Angli. Shkencëtarët përdorën një metodë të re për të zbuluar anomalitë e mushkërive që nuk identifikoheshin nga skanimet rutinë.

Ata u përqëndruan te 11 njerëz që nuk kishin kërkuar kujdes spitalor kur u infektuan për herë të parë me Covid, megjithëse simptomat u zgjatën. Puna bazohet në një studim të mëparshëm që shqyrtoi njerëzit që ishin shtruar në spital me Covid.

Covidi i zgjatur i referohet një sërë simptomash që vazhdojnë për shumë javë pas infektimit. Ekipi krahasoi skanimet e gazit ksenon dhe teste të tjera të funksionit të mushkërive në tre grupe njerëzish. Në këto grupe përfshiheshin persona me COVID të gjatë që nuk ishin shtruar në spital kur ishin infektuar, 12 persona që ishin shtruar në spital por nuk kishin Covid të zgjatur, dhe 13 njerëz të shëndetshëm.

Duke përdorur metodën e re, të gjithë morën gaz ksenon gjatë një skanimi me rezonancë magnetike. Gazi sillet në një mënyrë shumë të ngjashme me oksigjenin, por mund të gjurmohet vizualisht gjatë skanimeve, kështu që shkencëtarët ishin në gjendje të “shikonin” se sa mirë lëvizte nga mushkëritë në rrjedhën e gjakut – një hap vendimtar në transportimin e oksigjenit nëpër trup. Studiuesit zbuluan se për shumicën e njerëzve me Covid të gjatë, transferimi i gazit ishte më pak efektiv sesa te të tjerët. Njerëzit që ishin shtruar në spital për Covid kishin simptoma të ngjashme.

Disa nga simptomat e sëmundjes së zgjatur të shkaktuar nga koronavirusi janë lodhja kronike, turbullimi i mendimit, pagjumësia, probleme në zemër dhe vështirësi në frymëmarrje. Pasi kalojnë COVID, shumë njerëz ankohen për simptoma të vazhdueshme për muaj të tërë. Sipas një raporti të organizatës jofitimprurëse FAIR Health, rreth 15-20% e atyre që janë prekur nga virusi vazhdojnë të kenë simptoma muaj më vonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Ndryshimet klimaterike: Në vitet e ardhshme do të vuaj mungesën e kafes dhe avokados
Previous article AKSIDENT NË AKSIN LUSHNJË-RROGOZHINË/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona. Dyshohet se...

Delo.autor

Postime të ngjashme

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime? Shëndet

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime?

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta Shëndet

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT