• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA E TRISHTË/ Motra e vdekur përndjek Kozmain në ëndërr: Ke 10 vite që nuk më takon
Home
Sociale

HISTORIA E TRISHTË/ Motra e vdekur përndjek Kozmain në ëndërr: Ke 10 vite që nuk më takon

30 January, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Një pritje e gjatë, e pafundme është brenga më e madhe e Kozmait, i cili shpreson t’i japë fund në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikën e njohur të emisionit të Tv Klan, “E diela shqiptare”. Por një ëndërr ka nisur të torturojë mendjen e tij, një kujtim që e përndjek e që dëshiron të mbyllë plagën e hapur prej vitesh.

Motra e tij e vogël, e cila ndërroi jetë pas transplantit të veshkës që i dhuroi Enkelejda, motra e saj më e madhe, ka muaj që shfaqet në ëndrrat e Kozmait. Një ëndërr që përsëritet çdo herë si për t’i kujtuar që pajtimi mes Kozmait e Enkelejdës duhet të ndodhë që shpirti i saj të prehet i qetë.

Ardit Gjebrea: Ke pritur 13 vite. Sa kohë ka që motra ka ndërruar jetë?

Kozma Shorja: Në 2009-ën.

Ardit Gjebrea: Dhe ajo ty të del në ëndërr?

Kozma Shorja: Që në Shtator të vitit të kaluar më ka dalë 6-7 herë.

Ardit Gjebrea: E njëjta ëndërr gjithmonë?

Kozma Shorja: E njëjta ëndërr fiks. Më thotë “pse nuk vjen të më takosh”? Motra që më ka vdekur. Unë i them “sa herë që vij me pushime, vij të të takoj”.

Ardit Gjebrea: Ti shkon në varreza?

Kozma Shorja: Unë shkoj te varrezat, ndez një qiri, ajo thotë “jo, ke 10 vite që nuk vjen te unë”. Pastaj kthehem në një rrugë fshati që kemi në fshatin tonë dhe më shfaqet Enkelejda përpara dhe unë i them “nuk dua të të shoh” dhe kthej rrugën. Kur kthehem në rrugën tjetër, del motra e vogël e më thotë “e sheh që nuk më takon dot?”

Por cila është arsyeja e vërtetë që e shtyn Kozmain për të kërkuar Enkelejdën në studio, një mundësi ritakimi me të?

Ardit Gjebrea: Kam një pyetje. Ti sot ke ardhur se je i bindur që do pajtohesh me motrën apo sepse kjo dalja në ëndërr 6-7 herë e motrës tënde të ka bërë merak dhe thua ta bëj për motrën që nuk është më? E bën për ndërgjegjen tënde, e bën për Enkeledën apo e bën për motrën tjetër?

Kozma Shorja: E bëj për të dyja. Unë dua ta rrëzoj këtë mur që kam përpara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kastrioti-Vllaznia. Rezultati 0-1
Previous article KASTRIOTI-VLLAZNIA/ "Shkodranët" përfitojnë një penallti, Latifi nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT