• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA LIDHJA ME AVDYLAJT TE PËRPLASJA ME GARDIANËT/ Si i shpëtoi drejtësisë shqiptare Saimir Gjepali, i dënuar me 24-vite burg në Itali
Home
Breaking News

NGA LIDHJA ME AVDYLAJT TE PËRPLASJA ME GARDIANËT/ Si i shpëtoi drejtësisë shqiptare Saimir Gjepali, i dënuar me 24-vite burg në Itali

29 January, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit arrestoi ditën e djeshme shtetasin Saimir Gjepali një personazh i njohur i kronikës së zezë, i cili rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 24-vite burg.

Dikur ai u konsiderua si njeriu që trafikoi drejt Italisë sasinë rekord të heroinës, rreth gjysmë toni. Më pas u arrestua, dënua, lirua derisa në 2017 i bëhet atentat. Ia arrin të shpëtojë e një vit më vonë kapet për laboratorin e heroinës së Has. Arrestohet bashkë me grupin “Avdylaj”, por ia arrin ta mundë Prokurorinë dhe të lirohet nga Gjykata në vitin 2020.

Revolta te “313”-ta dhe përplasja me gardianët

Gjithçka nisi nga qelia numër 5 në natën e 21 maj 2020, ora 23:25 kur policët e burgjeve filluan kontrollin e qelive të Burgut “313” ku ishin vendosur 4 anëtarët e grupit “Avdyli” dhe një italian. Shtetasi italian, Giovani Di Cosimo, i cili ka qenë pacienti i parë me COVID-19 brenda sistemit të burgjeve u bë pjesë e asaj revoltë për shkak të miqve të tij. Në qeli me të ishin edhe Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli dhe Saimir Gjepali.

Nga kontrolli të paraburgosurve iu gjet një celular, pronësinë e të cilit, thotë raporti, askush nuk e pranoi duke e kundërshtuar. Sipas të dhënave që dolën të nesërmen e përplasjes u mësua se celularin mund ta kishte kaluar pastruesi në dhomën e tyre. Gjatë kohës së kontrollit, të paraburgosurit, po sipas dosjes, kanë kundërshtuar me forcë policinë. Momentet e tensionit kanë qenë të forta dhe efektivët janë kërcënuar me jetë dhe ofenduar nga të paraburgosurit që gjendeshin në këtë dhomë. Kundërshtimi dhe dhuna janë dokumentuara nga pamje filmike të kamerave të brendshme të sigurisë dhe madje edhe në një dosje që u tha se do të përdorej kundër tyre.

Në këtë dosje thuhet se në momentin që policët bllokuan derën e banjës brenda në dhomë që të mos hidheshin sendet e ndaluara dy të burgosur janë afruar me insistim për t’u futur në tualet duke u përplasur me policinë, madje “kanë përplasur policin me shpinë pas derës së tualetit”. Në përplasjen mes tyre u bë me dije se ishte vetë Astrit Gjepali që në hakërrim e sipër i thotë policit të burgjeve se për 10 ditë do të jem i lirë dhe në fakt ashtu ndodhi. Ai mundi ta fitonte lirinë, ndërkohë nuk u hetua asnjëherë për atë ngjarje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA KËSHILLUESH PUSHIMESH TEK INFLUENCER/ Cilat janë profesionet e reja që po nxit turizmi në vend
Previous article "I DHA INFORMACIONE DONALDIT"/ Plas ironia mes Elgit Dodës dhe Meridianit: Do kishe ngelur pa klikime...

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT