• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KTHJEMË KANUNIN”/ Propozimi për hartë të re gjyqësore pritet me parulla proteste në Shkodër
Home
Aktualitet
Drejtësi

“KTHJEMË KANUNIN”/ Propozimi për hartë të re gjyqësore pritet me parulla proteste në Shkodër

28 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi

Dhoma e Avokatisë në Shkodër e priti me protestë prezantimin e hartës së re gjyqësore nga përfaqësues së Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë. “Largoni gjykatën, kthejmë kanunin”, thuhej në banerin e vendosur në hyrje të sallës ku do të zhvillohej takimi.

Harta e re gjyqësore ka hasur në kundërshtimin e dhomave të avokatisë në të gjithë vendin, ndërsa kundër saj janë shprehur edhe një pjesë e mirë e gjyqtarëve në gjykatat që mendohet të shkrihen.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Shkodër Anton Kosteri tha se propozimi ishte i papranueshëm, pasi një qytetari nga Shkodra, gjatë verës për 100 km distancë i duhen 3-4 orë për të mbërritur në qendër të Tiranës. “Si mund të veprojë një qytetar nga Tropoja, Puka, Kukësi kur seanca është në orën 9:00”, tha Kosteri. Ai ironizoi se harta e re do i kthente qytetarët të zgjedhjet e problemeve me pleqësi. Ai tha se me problemet e infrastrukturës për shumë qytetarë “drejtësia bëhet e paarritshme”.

Kryetari i Gjykatës së Apelit Shkodër Fuat Vjerdha, tha se një sistem i tillë me një  gjykatë të vetme Apeli në Tiranë, ka qenë në fuqi deri në vitin 1998 kur u kalua në sistemin me 6 gjykata apeli dhe është bërë barcaletë për shkak të korrupsionit korrupsion.

“Argument ishte atëherë që një gjykatë e  vetme sillte korrupsion”, tha Vjerdha, i cili propozoi një sistem me tre gjykatë të apelit. “Unë propozoj që harta gjyqësore të jetë me 3 gjykata, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë, dhe çështjet civile të gjykohen vetëm ne Tiranë, të delegohen gjyqtarët për këto çështje në Tiranë”, tha gjyqtari.

Gjyqtari tha se Gjykata Administrative e Apelit, që merret si shembull i një gjykate të vetme apeli, ka qenë një dështim pasi çështjet aty qëndrojnë pezull deri në  6 vite. Vjerdha tha se duhej të mendohej për një drejtësi sa më pranë qytetarëve.

“Është një shqetësim kombëtar që një qytetar sot nuk mund të gjykohet në vendin e tij”, tha ai.

Maksim Qoku, zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, e mbrojti hartën duke thënë se sistemi gjyqësor ishte pranë kolapsit dhe se harta e re gjyqësore është një detyrim. Ai tha se harta është bërë përmes bashkimeve mekanike dhe në mënyrë të tillë që numri i gjyqtarëve të jetë i njëjtë.

Qoku tha se një pjesë e gjykatave të vogla ishin bërë jo eficente edhe para reformës në drejtësi që ka sjellë shkarkimin dhe largimin e dhjetëra magjistratëve. Ajo tha se bazuar në analizë 12 gjykata duhej të mbylleshin pas kishin më pak gjyqtarë se sa duhej për t’i mbajtur hapur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT PËR KRIME LUFTE/ Gjykata Speciale e Kosovës zgjat paraburgimin e ish-presidentit Thaçi
Previous article EINXHEL MUNGOI NË SPEKTAKËL/ Ja çfarë thonë banorët për incidentn

Delo.autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT