• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK E VRAVA UNE XHULJANON, E KISHA SHOK”/ Nëna e viktimës reagon pas dëshmisë: Jam e gatshme ta mbys me duart e mia!
Home
Breaking News

“NUK E VRAVA UNE XHULJANON, E KISHA SHOK”/ Nëna e viktimës reagon pas dëshmisë: Jam e gatshme ta mbys me duart e mia!

28 January, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditën e sotme në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 u rrëfye në lidhje telefonike nga ambientet e qelisë, Bledar Selmanaj, i dyshuari për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari më 21 gusht të vitit të kaluar

Gjatë intervistës 39-vjeçari Selmanaj u shpreh se e kishte shok Xhuljanon dhe se nuk e kishte vrarë. ai rrëfeu se Xhuljano i kërkoi ta shoqëronte në Vlorë dhe se aty e priste një shok i tij.

Nga ana tjetër ai rrëfeu se në emër të tij dikush tjetër është prononcuar nga burgu dhe se është paguar një shumë e madhe për eliminimin e tij. Bledar Selmanaj nuk ngurroi t’i shprehte publikisht edhe ngushëllimet familjes së Xhuljanos, duke iu premtuar se nëse drejtësia nuk do të veprojë, do të bënte vetëgjyqësi.

Pas publikimit të emisionit në rrjetin zyrtar të tij, i menjëhershëm ka qenë reagimi i nënës së viktimës, e cila është shprehur drejtpërdrejtë me akuzën. Ajo ka kërkuar që Selmanaj të marrë të njëjtin dënim si i biri, teksa i ka kujtuar se janë kamerat e rrugës që tregojnë gjithçka ka ndodhur kur iu vra i biri.

“Të mos mbahen me bukë këto skizofrenë. Vriteni plehrën, se më vrau tim bir pa asnjë shkak të vogël. A ka shtet këtu apo jo. Më zien gjaku kur e dëgjoj atë plehrë që trillon për interesat e veta. Jam e gatshme ta mbys me duart e mia. Po ai nuk i ka bërë mirë llogaritë, se çfarë ka folur herën e parë dhe se ç’po flet tani. Harron që kamerat e rrugës e çojnë deri te vendi që vrau tim bir. Po nëse ka shtet dhe njerëz që e dinë ç’është dhimbja dhe se sa nëna do të bëjë të vuajnë si unë mbi gjakun e tim biri se ai është injorant duhet të marrë të njëjtin dënim që i dha tim biri”, shkruan nëna e viktimës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Sulm me raketa në Aeroportin e Bagdadit, shumë pranë bazës ajrore amerikane
Previous article "NUK SHOH HAPËSIRË PËR KOMPROMIS"/ Çfarë do të bëjë Moska me planet për luftë? Lavrov: Nuk do lejojmë të...

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Ja momenti kur 23-vjeçari tentoi të grabiste me armë lodër një pikë të këmbimit valutor Aktualitet

PAMJET/ Ja momenti kur 23-vjeçari tentoi të grabiste me armë lodër një pikë të këmbimit valutor

AKSIONI I SPAK/ Pjesë e një grupi trafiku kokaine e pastrimi parash, zbulohen emrat e 20 të akuzuarve Aktualitet

AKSIONI I SPAK/ Pjesë e një grupi trafiku kokaine e pastrimi parash, zbulohen emrat e 20 të akuzuarve

OPERACIONI/ Nga Artur Shehu i pronës në Zvërnec tek Ilir Shtufi i kullave në Tiranë, kush janë biznesmenët e njohur në kërkim nga SPAK Aktualitet

OPERACIONI/ Nga Artur Shehu i pronës në Zvërnec tek Ilir Shtufi i kullave në Tiranë, kush janë biznesmenët e njohur në kërkim nga SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT