• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRITOLI NË BANESËN E ARMAND DUKËS/ Avokati i autorit të dyshuar: Kemi pamje filmike, është i pafajshëm
Home
Aktualitet
Kronikë

TRITOLI NË BANESËN E ARMAND DUKËS/ Avokati i autorit të dyshuar: Kemi pamje filmike, është i pafajshëm

27 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka vënë në pranga 34-vjeçarin Arlen Hasanajn si autor të dyshuar për vendosjen e një sasie lënde plasëse në portën e banesës së presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Por, avokati i 34-vjeçarit, Ilia Ilia është shprehur për mediat se Hasanaj, në momentin që ka ndodhur ngjarja në Durrës ka qenë ne një qendër tregtare duke kryer blerje. Sipas avokatit, prania e Arlenit në qendrën tregtare provohet nga faturat tatimore të prera ditën e ngjarjes si dhe pamjet filmike.

“Në datën dhe orën e caktuar, ai është ndodhur në vend tjetër. Ka qenë duke realizuar një sërë blerjesh në funksion të nevojave shtëpiake. Dhe ka ardhur në shtëpi dhe nuk ka dalë më.”

Sipas avokatit, Arlen Hasanaj është futur në qendrën tregtare në orën 20.30 ka dalë prej aty në orën 09.37. Kurse, vendosja e tritolit në shtëpinë e Dukës ka ndodhur në orën 22.04. Ai thotë se policia i ka marrë pamjet filmike, por vetëm ato të hyrjen në qendrën tregtare, jo të daljes dhe kjo sipas tij mund të jetë bërë enkas.

Sipas avokatit, klienti i tij është i pafajshëm dhe duhet të lirohet menjëherë pa u nxjerrë para gjykatës.

I riu nuk e ka pranuar autorësinë e krimit. Para grupit të hetuesve ai është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen që ka ndodhur në shtëpinë e Dukës, por nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me akuzat.

Sipas informacioneve rezulton se Hasanaj nuk ka qenë asnjëherë person me precedentë të mëparshme penale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKUESE/ Gjendet i ngrirë trupi i një 22-vjeçari në Librazhd, detajet e para
Previous article STATISTIKAT/ Cilat janë qytetet ku ndodhin më shumë aksidente

s.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Dy gra dhe 3 fëmijë, kush janë të riatdhesuarit nga Siria Aktualitet

EMRAT/ Dy gra dhe 3 fëmijë, kush janë të riatdhesuarit nga Siria

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

ETHET E NILIT NË KORÇË/ ISHP zbarkon në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Pritet dezinfektimi i zonave në qytet Aktualitet

ETHET E NILIT NË KORÇË/ ISHP zbarkon në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Pritet dezinfektimi i zonave në qytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT