• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Ngacmoi kamerieren në lokalin tim”, pronari plagos me thikë të riun
Home
Aktualitet
Kronikë

“Ngacmoi kamerieren në lokalin tim”, pronari plagos me thikë të riun

30 October, 2017 Ina.Autor Kronikë

“Ngacmoi kamerieren në lokalin tim”, ky ka qenë justifikimi i goditjes me thikë i një të riu nga ana e Albert Myrtajt. 47-vjeçari i arrestuar nga Policia kishte marrë një lokal me qira në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, vend ku edhe ka ndodhur ngjarja, rreth orës 02:30. Myrtaj, banues në fshatin Trevëllazër, Vlorë, pas një konflikti me një prej klientëve në lokalin e tij, ka qëlluar me thikë S.Ç, 27 vjeç, banues në fshatin Samaticë, Berat.

I riu ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Sipas autorit të dyshuar, sherri mes tyre ka ardhur pasi vetë administruesi i lokalit, Alberti, e ka parë të riun duke ngacmuar një prej punonjësve të tij. Edhe pse punonjësja nuk është ankuar, 47-vjeçari i ka tërhequr disa herë vëmendjen. I riu, sipas dëshmisë, nuk ka ndryshuar sjellje, çka i ka bërë të dy të përfshihen në një sherr verbal fillimisht dhe pastaj, pronari i lokalit ka nxjerrë një thikë që mbante në brez dhe e ka qëlluar. I plagosuri u dërgua në spital nga klientë të tjerë të lokalit.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HELIDON BENDO ende kandidat për shefin e ri të SHISH, në dorë e ka Meta
Previous article PRAPASKENAT/ Shefi i SHISH iku një javë pasi…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ "PUSHTON" ELBASANIN/ Përmbyten rrugët, dëme në bujqësi Aktualitet

MOTI I KEQ "PUSHTON" ELBASANIN/ Përmbyten rrugët, dëme në bujqësi

“TI PA MUA NUK BËN”/ Studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit` Aktualitet

“TI PA MUA NUK BËN”/ Studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit`

TRAGJIKE NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT