• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TJETËRSIM PRONASH/ SPAK godet korrupsionin te Kadastra e Tiranës, dërgohen për gjykim 17 persona
Home
Breaking News

TJETËRSIM PRONASH/ SPAK godet korrupsionin te Kadastra e Tiranës, dërgohen për gjykim 17 persona

27 January, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Tiranë, mbi bazën e materialit hetimor të dërguar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka regjistruar procedimin penal ndaj 17 personave që ushtrojnë funksione publike, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në kuadër të hetimeve të kryera ka rezultuar se Besnik Hyka, Ilir Ahmetaj, Gëzim Bazha, Gazmend Canaj, Admir Burri, Neritan Bablusha, Panol At Nikolla, Ivi Cico, Fjoralb Demiraj, Shpëtim Bakia, Bedri Halili, dhe persona të tjerë emrat e të cilëve janë bërë të ditura në njoftimin më poshtë, janë përfshirë në veprime të kundërligjshme që konsistojnë kryesisht:

në premtimin ose dhënien e përftimeve materiale të parregullta për kryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën e nëpunësve publikë.
në kërkimin/pranimin e përftimeve materiale që lidhen me kryerjen ose moskryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën e tyre.
në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm tek persona që ushtrojnë funksione publike, me qëllim kryerjen e veprimeve në mospërmbushje të rregullt të detyrës.
Njoftimi i plotë:

PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, TIRANË

Tiranë, më 27.01.2022

NJOFTIM PËR SHTYP

Dërgohet për gjykim procedimi penal nr.116/2021

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Tiranë, mbi bazën e materialit hetimor të dërguar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka regjistruar proçedimin penal Nr.116 datë 20.04.2021 për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 244, 259, 245/1,2 e 25 Kodit Penal.

Gjatë hetimeve të kryera në lidhje me këtë procedim penal, kanë rezultuar të dhëna që shtetasit Besnik Hyka, Ilir Ahmetaj, Gëzim Bazha, Gazmend Canaj, Admir Burri, Neritan Bablusha, Panol At Nikolla, Ivi Cico, Fjoralb Demiraj, Shpëtim Bakia, Bedri Halili, etj., janë përfshirë në veprime të kundërligjshme që konsistojnë kryesisht:
• në premtimin ose dhënien e përftimeve materiale të parregullta për kryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën e nëpunësve publikë.
• në kërkimin/pranimin e përftimeve materiale që lidhen me kryerjen ose moskryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën e tyre.
• në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm tek persona që ushtrojnë funksione publike, me qëllim kryerjen e veprimeve në mospërmbushje të rregullt të detyrës.

Nga tërësia e akteve dhe provave te administruara gjatë hetimit, si përgjimet telefonike, të dhënat e nxjerra nga ekzaminimi i aparateve celularë të të pandehurve, praktikat e administruara në ASHK dhe akteve të tjera shkresore, provohet se i pandehuri Admir Burri në bashkëpunim me të pandehurit Gazmend Canaj dhe Neritan Bablusha në disa raste kanë ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjësit shtetëror dhe në disa raste kanë ofruar përfitim monetar për të kryer ose mos kryer veprime në lidhje me aplikime/kërkesa të bëra nga shtetas të ndryshëm, për marrjen e shërbimeve të ndryshme kadastrale.

Nga hetimi rezulton që veprimtaria e kundërligjshme e të pandehurve Gazmend Canaj, Admir Burri, Neritan Bablusha, Ivi Cico, Fjoralb Demiraj është e shtrirë në kohë dhe ka vijuar në mënyrë të pa ndërprerë, duke u përfshirë në disa episode të kundërligjshme që lidhen kryesisht me ndërmjetësimin e tyre me qytetarë të ndryshëm dhe punonjës të ASHK-së, sikurse është i pandehuri Panol At Nikolla, me detyrë Zëvendës/drejtor i Drejtorisë Vendore të ASHK-së Tirana Rurale 2, për përshpejtimin e procedurave të marrjes së shërbimeve kadastrale dhe pajisjes së tyre me dokumente pronësie, kundrejt ndërveprimit korruptiv.

Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 25.01.2022 ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.116 datë 20.04.2021 në ngarkim të pandehurve:

1. Panol At-Nikolla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve publikë” (gjashtë herë) parashikuar nga 259, 259/1 e 259/2 i Kodit Penal.
2. Sazan Gorishova, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
3. Eni Sejdinaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
4. Klevis Kotorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
5. Elton Gavoçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
6. Admir Burri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (dy herë), kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” kryer në bashkëpunim (gjashtë herë), parashikuar nga nenet 244, 244/1, 244/2 e 25 Kodit Penal.
7. Gazmend Canaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (dy herë), kryer në bashkëpunim parashikuar nga 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” kryer në bashkëpunim (dy herë), parashikuar nga 244, 244/2 e 25 Kodit Penal.
8. Gëzim Bazha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 e 25 i Kodit Penal.
9. Neritan Bablusha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (dy herë), kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1,2 e 25 Kodit Penal.
10. Shpëtim Bakia, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1,1 i Kodit Penal.
11. Besnik Hyka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244/2 e 25 Kodit Penal dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.
12. Ilir Ahmetaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
13. Ivi Çiço, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” (dy herë) kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.
14. Fjoralb Demiraj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” (dy here) kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.
15. Bedri Halili, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” kryer në bashkëpunim parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.
16. Miguel Caka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizim i lotarive te palejuara”, parashikuar nga 197/1 i Kodit Penal.
17. Ergus Struga, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizim i lotarive te palejuara”, parashikuar nga 197/1 i Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANGLIA ÇLIROHET NGA KUFIZIMET, HEQ MASAT NDAJ COVID-19/ Qytetarëve s’do t’u kërkohen maska dhe pasaporta vaksinimi
Previous article "PRESIDENTI I SHKARKUAR JU NIS SMS..."/ Spiropali ironizon Bashën: Kryetari me pullë që po mbetet tek pullë

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E SHQIPTARIT NË TORINO/ Arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË TORINO/ Arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT