• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KEMI MARRË VENDIM”/ Duka: Partia ime, e Mediut dhe Shehit, nuk do jetë palë as me Bashën e as me…
Home
Politikë

“KEMI MARRË VENDIM”/ Duka: Partia ime, e Mediut dhe Shehit, nuk do jetë palë as me Bashën e as me…

26 January, 2022 F.autor Politikë

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit aleatët tradicionalë të PD-së nuk do të rreshtohen në asnjërën anë të kësaj partie, Bashës apo Berishës. Kreu i PAA Agron Duka tha se ky vendim është marrë për të mos ndikuar në vendosjen e mazhorancës pas procesit zgjedhor në PD.

“Ne kemi marrë një vendim si Partia Agrare Ambientaliste në konsultë me aleatët e vegjël të cilët nuk kanë të gjithë të njëjtin qëndrim. Të njëjtin qëndrim me ne kanë zoti Mediu dhe Shehi. Mendojmë që të mos bëhemi aleatë me asnjë nga palët në zgjedhjet vendore për arsye se nëse bëhemi aleatë me një grup i shërbejmë përçarjes dhe jo bashkimit”.

Kreu i Agraro-Ambientalistëve thotë se megjithatë do të mbështesin kandidatin më të mirë qoftë ai nga radhët e Bashës, apo nga Komisioni i Rithemelimit. Por a do të ishte ai një kandidat i mundshëm për Durrësin nga e djathta?

“Nuk mund të jem sepse nëse do të kishte një kandidat të përbashkët dhe do të binim dakord të gjithë aktorët, përfshirë këtu edhe aleatët e vegjël, të bënim një farë gare brenda opozitës dhe nëse do parapëlqehesha unë, mund ta merrja në konsideratë”.

I pyetur në lidhje me shpërthimin në banesën e të vëlllait kreut të FSHF-së, Agron Duka ngre dyshime për autorin.

“U tremba të them të drejtën. Sapo mora një SMS sepse kam qenë atë natë në një emision. Në fillim janë ato impresionet e para mos kanë gjë nga njerëzit, po pasi mora vesh që s’ka ndonjë problem, isha më i qetë. Është kapur një person që s’’më duket shumë që ka lidhje. Lexova në disa portale që e lidhin me kunetërit e mi, Lefter e Leonard Koka, pra unë kam marrë motrën e tyre, por kjo është gënjeshtra më e madhe që kam dëgjuar”.

Duka thotë se shpreson që edhe përplasja për zgjedhjet në FSHF të qetësohet me kalimin e ditëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SI MA NXIU JETEN ENVERI"/ Nga zyrat e Komitetit Qendror te birucat e burgut të Kaninës. Zbardhet ditari i ish-prokurorit të Përgjithshëm
Previous article E BUJSHME NË ANGLI/ Yjet e Premier League të alarmuar, kërkojnë ndihmën e forcave speciale

F.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT