• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KE FITUAR MILIONA ME TENDERA”/ Kapllanaj përgjigjet Berishës: O shpifës ordiner! Ka inat dhe…
Home
Politikë

“KE FITUAR MILIONA ME TENDERA”/ Kapllanaj përgjigjet Berishës: O shpifës ordiner! Ka inat dhe…

26 January, 2022 F.autor Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike dhe drejtuesi i degës Fier, Agron Kapllanaj, i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me akuzat që ky i fundit i bëri ditën e sotme se përmes firmës së ndërtimit në emër të të vëllait ka marrë tendera miliona euro nga bashkitë socialiste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kapllnaj thotë se Berisha “vjell vrer”pasi nuk i del inati që qyteti i Fierit mbështet hapur Lulzim Bashën.

“Pasi dështoi me turp sepse demokratët e braktisën, Berisha tani sillet vërdallë si ish-politikani i korruptuar, si ish-kryeministri i parë non-grata për korrupsion në historinë e Shqipërisë dhe vetëm vjell vrer sepse nuk i del inati që Fieri është me të ardhmen dhe mbështet Lulzim  Bashën.

Çdo ditë ai nxjerr gënjeshtra dhe shprifje të reja si një shpifës ordiner. Por Berisha nuk e mban më dot peng as të ardhmen e PD-së dhe as të Shqipërisë. Ai është vetëm e shkuara e keqe e saj! Ne do punojmë fort derisa të sjellim një të ardhme më të mirë për demokratët dhe gjithë shqiptarët” shkruan Kapllanaj.

Kujtojmë se ditën e sotme Sali Berisha gjatë një takimi me demokratët në Patos tha se Agron Kapllanaj është pasuruar duke fituar tendera miliona euro në bashkitë socialiste.

“Me cilin je ti, me Lul Bravën e parkut të 4 hajdutëve që ka shitur selinë për të ndërtuar pallate bashkë me Edi Ramën dhe Erion Velinë dhe për këtë shkak nuk lejon demokratët në shtëpinë e tyre. Me cilin je ti, me “Pallat Kapllanin” që fiton me qeverisjen socialiste dhjetëra dhjetëra milionë euro dhe pastaj vjen e prish shtëpitë e fukarenjve në Tiranë për të ndërtuar pallatin e milionave bashkë me Lulzim Bashën.

Këta janë gjakpirës. Ja ti them unë atij “Pallat Kapllanit”, si i fitove t’i 32 mln euro me bashkitë socialiste në këtë periudhë, sa pagove, çfarë ryshfeti dhe? Duhet të largohesh nga PD. Vjen bëhesh vegël e Bashës, ka rrezik të ketë marrë edhe ndonjë pallat te “parku i katër hajdutëve” tha Berisha sot në Patos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RREZIKU I PUSHTIMIT NGA RUSIA/ SHBA dhe aleatët kërkojnë shtimin trupave në Europën Lindore për të mbrojtur Ukrainën
Previous article ARRESTIMI I SHQIPTARIT/ Pjesë e grupit kriminal të drogës në Spanjë. Rruga e re që po përdoret për trafikun drejt Evropës

F.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT