• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMET/ Lirohen nga detyra drejtori i Galerisë së Arteve, anëtari i këshillit të Kadastrës dhe drejtoresha e Agjencisë së Punësimit
Home
Politikë

VENDIMET/ Lirohen nga detyra drejtori i Galerisë së Arteve, anëtari i këshillit të Kadastrës dhe drejtoresha e Agjencisë së Punësimit

26 January, 2022 F.autor Politikë

Këshilli i Ministrave ka vendosur të lirojë nga detyra anëtarin e këshillin drejtues të Kadastrës Gentian Deva duke emëruar në këtë detyrë Ismail Shehun.

Qeveria ka vendosur po ashtu lirimin nga detyra të drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Elira Demiraj dhe emërimin në këtë detyrë të Klevis Hysës. Me VKM është liruar po ashtu nga detyra Erzen Shkololli, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.

VENDIME

VE N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN E NJË ANËTARI TË KËSHILLIT DREJTUES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Gentian Deva, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.
  1. Z. Ismail Shehu emërohet anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

****

V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 11/1, të vendimit nr.554, datë 31.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, mënyrën e organizimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

****

V E N D O S I:

  1. Znj. Elira Demiraj lirohet nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
  1. Z. Klevis Hysa emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
  1. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Erzen Shkololli, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET PER 6 BASHKITE/ Mbi 50 emra, Komisioni i Rithemelimit të PD-së nis përzgjedhjen
Previous article INFERMIERIA E MILANT/ Tomori në luftë me kohën, Ibra e Romagnoli nën vëzhgim

F.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT