• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË VETMET QË VETËM FITOJNË NË KËTË BOTË”/ Rama: Bankat të rrisin aktivitetin në sektorin e bujqësisë
Home
Politikë

“TË VETMET QË VETËM FITOJNË NË KËTË BOTË”/ Rama: Bankat të rrisin aktivitetin në sektorin e bujqësisë

26 January, 2022 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama foli këtë të mërkurë për fondin e garancisë sovrane për fermerët.

Kreu i qeverisë tha se deri më tani janë 6 mijë përfitues nga këto skema të ngritura nga qeveria për të mbështetur fermerët dhe ata që punojnë në zonat rurale.

Rama pati edhe një thirrje ndaj bankave të nivelit të dytë që t’u kushtojnë më shumë vëmendje sektorit të bujqësisë.

“Shpresoj që fjalët e tij të reflektojnë realisht vullnetin e bankave për të pasur një vëmendje më të madhe ndaj kërkesave të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural sepse është pa as më të voglin dyshim një rrugë ku nuk ka të humbur. Me fondin e garancisë sovrane kjo rrugë bëhet edhe më e lehtë për bankat. Në këtë rrugë duhet edhe mbështetja shumë e fokusuar e Ministrisë së Bujqësisë për të garantuar që bankat të marrin aplikime që i përmbushin kriteret për t’u marrë në konsideratë.

Edhe një herë tjetër dua që t’iu lutem në emër të qeverisë shqiptare të gjitha bankave të nivelit të dytë që të rrisin aktivitetin e tyre për të qenë më proaktive në raport me sektorin e bujqësisë sepse është një kontribut i rëndësishëm për vendin, për njerëzit dhe pa diskutim që mbase në një fazë të parë nuk i ka fitimet që bankat mund të garantojnë në sektorë të tjerë, por me siguri është një sektor që pavarësisht masës dhe intensitetit jo vetëm që nuk do të kenë humbje, por në mënyrë graduale do të kenë një tjetër korsi fitimesh. Në këtë botë, u mor vesh kjo punë, të vetmet që vetëm fitojnë janë bankat”, tha Rama.

Kryeministri tha ndër të tjera se sot në Shqipëri është dyfishuar punimi i tokave bujqësore krahasuar me 8 vjet më parë.

“Sot Shqipëria punon dyfishin e tokës bujqësore që punonte 8 vjet më parë. Ky prodhim i shtuar dhe këto eksporte që shtohen janë rezultat i një baze të re të vendosur. Jemi të vetëdijshëm që në atë dyfish toke që punohet ka ende shumë problematika që lidhen me prapambetjen dhe zinxhirët e së shkuarës që duhen shkëputur nga katër anët. Ka shumë nevojë për sinergji të reja, inovacion e kështu me radhë”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ASNJË CENT MA SHUMË"/ Rritja e çmimit të energjisë, qytetarët e Prishtinës ngrihen në protestë
Previous article "UNË KAM LUFTUAR PËR TË"/ Papa Francesku: Prindërit të mos i dënojnë fëmijët homoseksualë, por t’i mbështesin

Delo.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

PARASHIKIMI PËR SOT/ Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT