• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“UNË KAM LUFTUAR PËR TË”/ Papa Francesku: Prindërit të mos i dënojnë fëmijët homoseksualë, por t’i mbështesin
Home
Nderkombetare

“UNË KAM LUFTUAR PËR TË”/ Papa Francesku: Prindërit të mos i dënojnë fëmijët homoseksualë, por t’i mbështesin

26 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Papa Francesku u bën thirrje prindërve që të mos i dënojnë fëmijët homoseksualë. Në audiencën e përgjithshme, Bergoglio iu drejtohet me një mendim të veçantë çifteve që duhet të përballen me problemet e fëmijëve të tyre.

“Si ta menaxhojmë këtë: duhet t’i shoqërojmë dhe të mos fshihemi në një qëndrim dënues”, rithekson ai. Më pas Ati i Shenjtë shpjegon se nuk mund të përshëndesë besimtarët për shkak të një problemi shëndetësor. “Kam një problem në këmbën e djathtë, një ligament në gju është me inflamacion, një problem që u ndodh të moshuarve”.

Mund të ketë shumë arsye për fërkime me fëmijët, që nga braktisja e studimeve e deri te problemet me drejtësinë, madje edhe orientimi seksual mund të bëhet shkak. Por paralajmërimi që Papa donte t’u drejtonte prindërve është unik: “Kurrë mos e dënoni një fëmijë”.

Përkundrazi, ndjekja e shembullit të Shën Jozefit dhe kërkimi i ndihmës së Zotit në momentet më të vështira është rruga e treguar nga Papa në audiencën e përgjithshme për të gjithë prindërit. Koncepti për të mos lënë vetëm fëmijët homoseksualë, por për të qenë veçanërisht afër tyre është një gjest tjetër i hapjes nga Papa Françesku ndaj botës së ylberit.

Papa qysh në tetor 2020, me rastin e premierës botërore në Festivalin e Filmit në Romë të dokumentarit të Evgeny Afineevsky kushtuar atij, kishte nisur një mesazh të fortë për botën e pranimit të njerëzve me orientime të ndryshme seksuale: “Homoseksualët kanë të drejtë të jenë në një familje. Ata janë fëmijë të Zotit. Askush nuk duhet të përjashtohet apo të bëhet i palumtur për këtë. Ajo që duhet të krijojmë është një ligj i bashkëjetesës civile. Kështu ata janë të mbuluar ligjërisht. Unë kam luftuar për të.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË VETMET QË VETËM FITOJNË NË KËTË BOTË"/ Rama: Bankat të rrisin aktivitetin në sektorin e bujqësisë
Previous article PRESIDENTI KËRKOI HETIM DISIPLINOR/ Braçe: Sulmi i Metës mbi Gjykatën Kushtetuese, i vjetër, politik dhe kriminal

Delo.autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT