• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E SHQIPTARIT/ Mediat ekuadoriane nxjerrin detaje të reja: 34 vjeçari përfitonte 90 mijë dollarë në muaj nga trafiku i kokainës
Home
Breaking News

VRASJA E SHQIPTARIT/ Mediat ekuadoriane nxjerrin detaje të reja: 34 vjeçari përfitonte 90 mijë dollarë në muaj nga trafiku i kokainës

25 January, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ergys Dashi, 34 vjeçari i cili u ekzekutua pak ditë më parë në Ekuador ishte pjesë e një bande të trafikut ndërkombëtar të drogës. Fitimet që Dashi nxirrte nga trafiku i kokainës shkonin nga 70.000 deri në 90.000 dollarë në muaj.

Por përveç trafikut të kokainës, Dashi ishte përfshirë edhe në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit. Dashi u vra mbrëmjen e së shtunës së 22 janarit, teksa ishte duke darkuar në një nga restorantet e Guayquailit në Ekuador. Organizata kriminale ku ai bënte pjesë trafikonte drogë  në Bolivi, Spanjë dhe Shqipëri. “Vlerësohet se për këtë trafik droge ai përfitonte nga 70.000 deri në 90.000 dollarë në muaj”, shkruajnë mediat ekuadoriane.

Një operacion masiv i policisë italiane vuri në pranga 32 persona në 18 shtator të vitit 2014 duke goditur një organizatë kriminale e trafikut të drogës e cila drejtohej nga shqiptarët, midis tyre edhe Ergys Dashi i ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës në 22 janar në Guayaquil të Ekuadorit.Ergys Dashiii

Organizata kriminale në të cilën bënte pjesë edhe Ergys Dashi menaxhonte trafikun e drogës, ku sasi të mëdha të lëndëve narkotike bliheshin me shumicë, në Shqipëri, Spanjë e Bolivi dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë Italinë.

Rrjet i kontakteve dhe lidhjeve me eksponentë të krimit dhe me përfshirjen e trafikantëve të huaj kryesisht me banim në Spanjë, Bolivi dhe Shqipëri, ishte tejet efikas. Ata përdornin karta sim në emër të personave që nuk ekzistonin, ose të blerë me dokumente të falsifikuara, të aftë për të shmangur çdo lloj gjurmim dhe përgjim të telefonave. Kjo organizatë kriminale fitonte në muaj 60,000 dhe 70,000 € në muaj. Akuzat ndaj të arrestuarit ishin ato të bashkëpunimit si një organizatë kriminale e trafikut të lëndëve narkotike, shfrytëzimit të prostitucionit dhe armëmbajtjes pa leje.

 Dënimet në Itali

Shtatë nga të arrestuarit u akuzuan gjithashtu për krimin të organizuar ndërkombëtar. Hetimet e vitit 2014 të cilat u koordinuan me Drejtorinë e Anti-Mafia së L’Aquilas bënë që ndaj 32 të arrestuarve 12 prej tyre të dënoheshin me burg, 17 me arrest shtëpie, 3 të tjerë me detyrim paraqitje. Në atë kohë Ergys Dashi ishte vetëm 25 vjeç dhe banonte në Porto S. Elpidio të Italisë. Ndërkohë shqiptarë të tjerë të kapur po nga policia italiane ishin Agron Mata (44), Geraldin Abdihoxha (24), Majlinda Dashi (49) dhe Rigels Yzeiraj (26), Igli Kamberi (29) dhe Amarildo Terziu (24), të dy banues në Barletta. Ndërsa u lanë në arrest shtëpie Arlind Janka, 26 vjeç; Ferdinand Grembi (36), Kreshnik Kura (31), Elis Halilaga (34), Jahja Kazazi (34), raportonte Agjencia e Lajmeve Ansa në atë vit. 

Vrasja në Ekuador

 Mbrëmjen e së shtunës më 22 janar, Ergys Dashi do të mbetej i vrarë në një restorant  në Avenue José Joaquín Orrantia, në afërsi të portit të Guayaquilit prej nga vijnë edhe sasi të mëdha të kokainës. Sipas burimeve policore, Dashi kishte lidhje me trafikun e drogës. Ngjarja ndodhi natën e së shtunës, 22 janar, rreth orës 19:00, kur dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule, hynë në restorant duke iu shmangur stafit dhe kërkuan kartën e vaksinimit teksa më pas kanë qëlluar drejt Ergys Dashit, shkruajnë mediat ekuadoriane.  Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20  fishekë të markës Fame, tip 9×19 , sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit. Gjithashtu ata konstatuan se viktima ka marrë disa shtëna në pjesën ballore të kafkës. Fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës u konfirmua identiteti i tij dhe origjina nga Shqipëria. Gjatë ngjarjes së rëndë u plagos edhe një vajzë e re, e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç. Ajo ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej 34 vjeçari shqiptar.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARBRI APO MONIKA? Banorët tregojnë se për çfarë do t’i vinte keq nëse do linte shtëpinë e BBV sonte
Previous article KOHË FUSHATE/ FSHF kujtohet për investimet: Ja sa paguam për kompleksin e Partizanit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal Aktualitet

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT