Vrasja e Bledar Muçës në Belgjikë ka pasur shkrime dhe komente në median belge.
Gazetari Patrick Lefelon shprehet për PZC.nl, se Muça për policinë belge ishte thjesht një ‘hajdut i vogël’ nga Carrefour, pavarësisht se në Shqipëri emri i tij ka një histori shumë të gjatë pas. Lefelon shprehet se 39-vjeçari shqiptar nuk binte aspak në sy dhe kishte zgjedhur të bënte një jetë të qetë e të mbante një profil të ulët në shtetin belg. Në vitin 2018 ai rezulton të jetë dënuar për vjedhje pasi kishte marrë sende me vlerë 600 euro në një dyqan në Carrefour në Schoten. Bëhet fjalë për aksesorë celularësh, çelësa, priza, llamba dhe një kuti me prezervativë.
“Një burrë që nuk binte në sy, i cili kishte një vit që jetonte në një pallat pranë stacionit të policisë në Aartselaar dhe drejtonte një makinë të vogël me targa britanike. Fqinjët nuk ishin në gjendje të raportonin më shumë për shqiptarin që u vra të shtunën mbrëma në një atentat të vërtetë mafioz në rrugën e shtëpisë së tij në Baron Van Ertbornstraat. Një kërkim fillestar rezultoi pak për policinë. Bledar ‘Bled’ Muça (39-vjeç) nuk ishte i njohur për drejtësinë belge. Një shqyrtim i dosjeve aktuale të drogës nuk dha një shpjegim për ekzekutimin e kryer në mënyrë profesionale në Aartselaar. Bled Muça njihej vetëm si “hajdut i vogël”. Ai u dënua në mungesë në dhjetor 2018 së bashku me tre të tjerë për vjedhje në dyqan me vlerë 600 euro në Carrefour në Schoten. Ata kishin marrë aksesorë celularësh, çelësa prizë, llamba dhe një kuti me prezervativë që i kishin futur poshtë rrobave të tyre. Detektivi i dyqanit i kapi ata duke dalë jashtë. Bled Muça dhe miqtë e tij u dënuan me katër muaj burg, por nuk e vuajtën kurrë pasi arritën të arratiseshin,”- thotë gazetari.


