• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ OBSH paralajmëron: Mos mendoni se pandemia po arrin fundin e lojës, ka gjasa të dalin variante të reja
Home
Nderkombetare

COVID-19/ OBSH paralajmëron: Mos mendoni se pandemia po arrin fundin e lojës, ka gjasa të dalin variante të reja

25 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se pandemia e koronavirusit është shumë larg përfundimit dhe paralajmëroi se variante të reja mund të hasen së shpejti. Ai tha se ishte e rrezikshme për vendet të supozonin se Omicron është varianti i fundit ose se “ne jemi në fund të lojës”.

“Ka skenarë të ndryshëm se si mund të zhvillohet pandemia dhe si mund të përfundojë faza akute,” tha ai.

“Por është e rrezikshme të supozohet se Omicron do të jetë varianti i fundit ose se ne jemi në fund të lojës,” shtoi ai. “Përkundrazi, globalisht, kushtet janë ideale që të shfaqen më shumë variante.”

Ai këmbënguli, megjithatë, se “ne mund t’i japim fund Covid-19 si një emergjencë shëndetësore globale, këtë vit”, duke arritur qëllime të tilla si objektivi i OBSH-së për të vaksinuar 70% të popullsisë së çdo vendi, deri në mes të këtij vit, me fokus personat që janë më të rrezikuar nga Covid-19.

Ai theksoi se është më e rëndësishme se kurrë që të vaksinohen të gjithë. “Vaksinat mund të jenë më pak efektive ndaj Omicron, por përsëri bëjnë punë të jashtëzakonshme për të parandaluar vdekjet dhe shtrimet në spitale, duke shmangur mbipopullimin e spitaleve. Kjo pandemi është larg përfundimit, ka gjasa që të dalin variante të reja, prandaj gjurmimi mbetet kritik. Duhet të sigurohemi që t’i ndajmë në mënyrë të barabartë vaksinat. Mund ta mposhtim këtë virus nëse punojmë bashkë”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REKORD INFEKTIMESH NË SERBI NË COVID-19/ Regjistrohen 19,901 rastesh të reja dhe 34 viktima në 24 orët e fundit
Previous article FËMIJË ME PROKURË/ Ish-partnerja e mashtron: Alo, po vdes ma sill vajzën ta shoh për herë të fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT