• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ACARI MBËRTHEN DIBRËN/ Temperaturat zbresin deri në -16 °C, ngrin rrjeti i shpërndarjes së ujit
Home
Sociale

ACARI MBËRTHEN DIBRËN/ Temperaturat zbresin deri në -16 °C, ngrin rrjeti i shpërndarjes së ujit

25 January, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Vijojnë temperaturat e ulëta në Qarkun e Dibrës. Termometri në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës ka shënuar -16 gradë.

Gjithçka duket se ka ngrirë, lëvizjet janë reduktuar ndjeshëm. Zonat e thella kanë siguruar bazën ushqimore për bagëtinë, dhe ushqimet bazë për të kaluar dimrin, dhe në këto ditë të ftohta nuk lëvizin drejt qytetit. Edhe pse disa nga rrugët që lidhin qytetin me qendrat e Njësive Administrative janë të hapura, vijoj të jenë të bllokuara dhe pa komunikim shumë fshatra në zonat e thella.

Njësia Administrative Lurë është e bllokuar totalisht nga Dibra, ndërsa komunikimin e bën nga Rrësheni.

Rrugët nacionale janë të kalueshme pa probleme, pasi kontraktorët kanë kriposur rrugët.

Përdorimi i zinxhirëve është i nevojshëm në aksin Dibër – Librazhd, në segmentin nga Ostreni drejt Steblevës dhe në aksin Peshkopi – Kukës nga Cereni deri në Vasie, pasi ka prezencë bore dhe akulli në rrugë.

Policia rrugore është stacionuar në akset problematike, ato apelojnë që drejtuesit e mjeteve të shmangin rrugët problematike, të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët.

Si pasojë e temperaturave shumë të ulëta ka ngrirë rrjeti i shpërndarjes së ujit të pijshëm dhe pjesa më e madhe e qytetit të Peshkopisë është pa ujë të pijshëm. Në spitalin Rajonal të Dibrës, gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 11 raste me lëndime dhe fraktura pasi janë rrëzuar në akull.

Nga zonat e thella nuk ka pasur thirrje për emergjenca shëndetësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Sekuestrohen mbi 27 kg kanabis në Gjirokastër, arrestohet 29-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori
Previous article EKZEKUTIMI MAFIOZ I SHQIPTARIT/ Belgët krijojnë identikitin e njërit nga vrasësit e Bledar Muçës

s.autor

Postime të ngjashme

"DEPUTETË TË KRIMIT"/ Studentët përzënë nga protesta Edi Palokën Aktualitet

"DEPUTETË TË KRIMIT"/ Studentët përzënë nga protesta Edi Palokën

IU THYE KËMBA GJATË PROTESTËS/ 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale Aktualitet

IU THYE KËMBA GJATË PROTESTËS/ 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

TENSIONET/ Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONET/ Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT