• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBULONTE ÇËSHTJET E KORUPSIONIT/ Vritet gazetarja e dytë brenda javës
Home
Jetë

MBULONTE ÇËSHTJET E KORUPSIONIT/ Vritet gazetarja e dytë brenda javës

25 January, 2022 s.autor Jetë

Një gazetare është vrarë në qytetin verior kufitar Tihuana, e dyta në këtë qytet brenda një jave, dhe e treta në Meksikë brenda këtij muaji.

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador bëri thirrje të hënën për një hetim të plotë dhe paralajmëroi kundër daljes në konkluzione të parakohshme për motivin e vrasjes së Lourdes Maldonado Lopez, një gazetare nga Tihuana që dikur i kishte kërkuar ndihmë.

Zonja Maldonado u gjet e vrarë me armë në makinën e saj të dielën, sipas prokurorisë së zonës Baja California. Autoritetet konfirmuan se u njoftuan nëpërmjet një telefonate në numrat e urgjencës rreth orës 19:00 dhe e kanë gjetur zonjën Maldonado të vdekur. Në vitin 2019, zonja Maldonado kishte marrë pjesë në konferencën e përditshme për shtyp të zotit Lopez Obrador dhe kishte kërkuar ndihmën e tij pasi ishte e frikësuar për jetën e saj.

Zonja Maldonado ishte angazhuar në një përplasje shumëvjeçare me Jaime Bonillan, i cili një vit më vonë u zgjodh guvernator i rajonit Baja California, si kandidat i partisë së zotit Lopez Obrador, partia Morena. Ai u largua nga posti vitin e kaluar.

Zonja Maldonado kishte njoftuar rishtazi se pas nëntë vitesh kishte fituar procesin ndaj një kompanie mediatike në pronësi të zotit Bonilla.

Organizata e shtypit “Neni 19” tha përmes rrjetit social Twitter se zonja Maldonado mbulonte çështjet e korrupsionit dhe politikën në Tihuana dhe ishte përballur me agresion edhe më parë për shkak të punës së saj. Ajo ishte e regjistruar në sistemin shtetëror të mbrojtjes për gazetarët që janë kërcënuar, por nuk dihet se cilat ishin masat e sigurisë.

Të hënën, zoti Lopez Obrador tha se një hetim ishte i nevojshëm për të ditur “nëse ka një lidhje me ankesën e bërë për arsye të punës dhe për të parë se kush është përgjegjës”.

“Nuk mund ta lidhësh automatikisht një padi pune me një krim. Nuk është e përgjegjshme të nxitosh për të gjykuar. Duhet të presësh”, tha presidenti. Ai shtoi se pasi ajo erdhi në konferencën e tij për shtyp në vitin 2019, ai e ndihmoi atë, por nuk specifikoi se si.

Zonja Maldonado kishte bashkëpunuar me shumë media, por kohët e fundit po bënte një emision në internet, në radio dhe televizion, “Brebaje”, i fokusuar tek zhvillimet lokale.

Një tjetër gazetar i Tihuanas, fotografi Margarito Martínez, u vra me armë jashtë shtëpisë së tij më 17 janar. Ai ishte i mirënjohur për raportimin e skenave të krimit në qytetin e rrënuar nga dhuna. Ai punoi për gazetën lokale të lajmeve “Cadena Noticias”, si dhe për media të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nuk ka asnjë indicie se vrasjet janë të lidhura. Tihuana është shkatërruar nga dhuna e drogës, ndërsa kartelet rivale luftojnë për kontrollin e pikave fitimprurëse të kontrabandës kufitare dhe tregtinë e drogës në rrugët e Tihuanas.

Meksika është vendi më i dhunshëm në hemisferën perëndimore për gazetarët, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA DHËRMIU NË TIRANË/ Kush është i dënuari për drogë në Çeki që i sekuestrohen pasuritë
Previous article COVID-19 NË SHQIPËRI/ Vdekjet dhe rastet e reja u rritën në javën e fundit! Ja situata në spitale

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT