• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BLEDAR MUÇËS/ Mediat: Të kujton atentatin ku u vra shqiptari nga Elbasani me 8 plumba në Molenbeek
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E BLEDAR MUÇËS/ Mediat: Të kujton atentatin ku u vra shqiptari nga Elbasani me 8 plumba në Molenbeek

24 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vrasja e Bledar Muçës në Belgjikë i njohur si britaniku për median belge duke si një larje hesapesh dhe ajo është kryer nga profesionistë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në në Aartselaar (provinca e Antwerp) në Belgjikë. Viktimës iu bë pritë në rrugën përpara banesës së tij në Baron Van Ertbornstraat në Aartselaar rreth orës 23:00 të së shtunës në mbrëmje, kur mbërriti me makinën e tij. Banorët vendas dëgjuan disa të shtëna dhe më pas një makinë u largua me shpejtësi.

“Prokurori hetues, mjeku ligjor, laboratori dhe eksperti i balistikës dolën vetë në vendngjarje mbrëmjen e së shtunës. Kemi kërkuar një prokuror hetues për vrasje”, thotë Kristof Aerts nga prokurori publik i Antwerp. “Në këtë fazë të hetimit, duket si një larje hesapesh dhe vepër profesionale.”

Mediat belge/ Vrasja e Bledar Muçës të kujton atentatin ku u

Policia Gjyqësore Federale e Antwerpit, sipas mediave belge, do të kryejë hetimet e mëtejshme. Aktualisht janë në kërkim autorët. Nuk është ende e qartë nëse ka një lidhje me pazaret e drogës. “Ne sigurisht që nuk mund të bëjmë ende asnjë deklaratë për këtë”,shkruan  media belge HLN. Ndërsa dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Muçës.

Pas hetimeve, Bledar Muçës i është gjetur edhe një pasaportë tjetër bullgare me identitet tjetër. Është dashur identifikimi me gjurmë gishtërinjsh për të zbuluar se viktima është Bledar Muça 39-vjeç nga Elbasani.

Në mediat belge janë publikuar edhe disa dëshmi të fqinjëve të cilët raportojnë se e njihnin si “anglez” viktimën, kjo për shkak se ai kishte shtetësi britanike. Një prej fqinjëve ka parë edhe njërin prej vrasësve, i cili është larguar teksa në dorë kishte armën.

“Pashë një nga autorët duke ikur me makinë. Mbante armë në dorë”, ka thënë fqinji.

Zona e Aartselaar njihet për luftën e ashpër mes klaneve të drogës që importohet nga Amerika e Jugut. Hetimet janë fokusuar pikërisht në pistat që e lidhin viktimën me pazaret e drogës, por edhe për larje hesapesh në Shqipëri.

Bledar Muça është emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe rezulton i përfshirë në shumë ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit. Në këtë qytet ai njihet për lidhjet e ngushta me fisin Çapja, ndërsa konsiderohej si “krahu i djathtë” i Ardjan dhe Florenc Çapjas.

Në verën e vitit 2016 ai u arrestua dhe u dënua me dy vite burg pasi qëlloi me armë ndaj efektivëve të policisë teksa ishin në vëzhgim të familjes Çapja. Muça u filmua nga kamerat e sigurisë me armë në dorë duke qëlluar ndaj policisë.

Vrasja e nëntorit me 8 plumba, Arditit po nga Elbasani

Mediat belge shkruajnë se ekzekutimi i Bledar Muçës në Aartselaar të kujton gjithashtu luftën e drogës në Bruksel , e cila u zbulua pjesërisht nga Operacioni Sky. Aty u zbulua një grindje territoriale mes dy klaneve që rezultoi në të paktën tetë arrestime, si në vendin tonë ashtu edhe në Shqipëri.

Mediat belge/ Vrasja e Bledar Muçës të kujton atentatin ku u

Në Molenbeek vitin e kaluar u vra me tetë plumba edhe një tjetër shqiptar, ndonëse ajo vrasje nuk do të kishte lidhje me këtë klan mafioz. Shqiptari është i datëlindjes 1982 dhe  është identifikuar me emrin Ardit Spahiu nga Elbasani.

Ardit Spahiu i njohur dhe me ermin Arjan u ekzekutua me 8 plumba. Policia belge ka konfirmuar se viktima i cili qëndronte ilegalisht u qëllua me 8 plumba në zonën Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend.

Ai mësohet se ka qenë i arrestuar në vitin 2010 në lidhje me vrasjen e 52-vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan, por më pas u la i lirë. Për shkak të precedentëve penalë të viktimës dyshohet se vrasja ka ndodhur pikërisht për hakmarrje ose për larje hesapesh.

Spahiu është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve.

Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu e arrestuan më 18 shtator në Elbasan, ndërsa për të u ngritën dyshime dhe për porositjen e vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të shumë kërkuarit Talo Çela.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË QAJA KOT..."/ Xheisara zbulon për çfarë u pendua pas daljes nga BB VIP
Previous article "KUSH JE TI, KUSH JAM UNË"/ Rama i prerë me socialistët: Përmbahuni në komisione, mos degradoni...

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT