• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KUSH JE TI, KUSH JAM UNË”/ Rama i prerë me socialistët: Përmbahuni në komisione, mos degradoni…
Home
Politikë

“KUSH JE TI, KUSH JAM UNË”/ Rama i prerë me socialistët: Përmbahuni në komisione, mos degradoni…

24 January, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë me deputetët socialistë, të pranishëm në komisionet parlamentare, teksa ju ka kërkuar të përmbahen në debate me kundërshtarët politikë.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Rama iu tërhoqi vëmendje deputetëve të tij, teksa ju tha se nuk duhet të degradojnë debatin në “kush je ti e kush jam unë”.

“Së fundi, një vërejtje, të gjithë duhet të përmbahen e të përmbajnë njëri-tjetrin në komisionet parlamentare për të mos lejuar që puna në sy të publikut me orë të tëra dhe përballë provokatorësh e agjitatorësh të mirëstërvitur, por së fundi edhe pak të lajthitur, për shkak të shpërthimit të bravave e vareve, të degradojë në “kush je ti, e kush jam unë”. Ka pasur dy apo tre raste, të cilat kanë qenë për të ardhur keq, të cilat nuk na ndihmojnë fare që ta përmirësojmë sadopak pozicionin e politikës në sytë e njerëzve”, tha Rama.

Më tej, kryeministri i kërkoi kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, që të organizojë një cikël dëgjesash me ministrat, duke filluar nga java e parë e shkurtit.

Nga java e parë e shkurtit, kreu i grupit të organizojë një cikël dëgjesash me ministrat, me dyer të mbyllura ku ministrat t’i përgjigjen deputetëve për të gjitha pyetjet, shqetësimet, kërkesat ankesat, dhe deputetët të dëgjojnë planet për këtë vit e të njihen me hapat që janë planifikuar të hidhen
Axhenda e objektivave dhe punës së çdo ministri të jetë e qartë për komisionet përkatëse. duke qene se mund të ketë deputetë të tjerë, që mund të kenë interes të ballafaqohen me një ministër, mund të marrin pjesë, pra dëgjesat mund të mbahen këtu, dhe të jenë lehtësisht të pranishëm”, u shpreh kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E BLEDAR MUÇËS/ Mediat: Të kujton atentatin ku u vra shqiptari nga Elbasani me 8 plumba në Molenbeek
Previous article PAK DITË MË PARË HUMBI TË ATIN/ Aurela Basha publikon foton: Babai im ishte një burrë i fortë Labërie, më rriti...

s.autor

Postime të ngjashme

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT