Ka nisur seanca e parë parlamanentare dhe ashtu siç u paralajmërua fokusi i diskutimeve është zgjedhja e kryeprokurores së përgjithshme.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha në fjalën e tij tha:
“Më 18 dhjetor mazhoranca e kapur nga krimi kapi prokurorinë dhe që prej asaj date ky vend është uzurpuar akoma më shumë.
Është një krim kushtetues, që opozita e paralajmëroi. Kjo sepse rruga që kryeminsitri ka nisur është rruga drejt fundit të tij. Kjo është rruga e aleancës më krimin. Kjo është rruga e mbrojtjes së kriminelevë. E vetmja mënyrë për ta garantuar paprekshmerinë e kriminelëvë është shkleja e kushtetutës.
Pasi Rama kapi prokurorinë Tahirit iu hoq masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit, Orest Sota u lirua, po bëhen sforco për të ndaluar hetimet nda Dakos së Durrësit dhe Sejdinit dhe klanit të tij që goditi policinë e shtetit. Ish-deputetit Frroku dhe grupit Xibraka iu ulë dënimi. Hetimet për Shullazin kanë marrë kthesë të forta.
Sot prokuroria njoftoi refuzimin e hetimit për pengimin e deputetëve të opozitës në 18 dhjetor. Sot ka ndodhur një grabitje në mes të Tiranës, dje një vrasje, po ashtu edhe një para pak ditësh, eksplozivi është bërë i përditshëm’ tha ai.
Qeveria shkel kushtetutën për të mbrojtur peshqit e mëdhenj dhe pengon krijimin e KLP. Qeveria ka qëllim që SPAK, ti përkasë kryeministrit dhe bandës që i ka dalë për zot dhe e mbron në cdo akt. Në kundërshtojmë dhe u bëjmë thirrje njerëzve që të mos vendosin krimin mbi Shqipërinë”.
/AlpeNews.al/


