• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ VOA: Familjet shqiptare shpenzuan më shumë se të gjithë në Europë për shëndetin gjatë pandemisë
Home
Sociale

COVID-19/ VOA: Familjet shqiptare shpenzuan më shumë se të gjithë në Europë për shëndetin gjatë pandemisë

22 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Shoqata “Së Bashku për Jetën” publikoi në fundjavë një studim, sipas të cilit, Shqipëria është një nga vendet me fondet më të pamjaftueshme buxhetore për pandeminë Covid 19.

Raporti thekson se, gjatë vitit të parë të pandemisë, shpenzimet për shëndetësinë në Shqipëri ishin më të ulëtat në Europë.

Studimi i Shoqatës “Së Bashku për Jetën” gjeti se, ndërsa fondet buxhetore për Pandeminë Covid-19 ishin mëse të pamjaftueshme në Shqipëri, rritja e shpenzimeve familjare për shëndetin ishte më e larta në Europë gjatë vitit të parë të pandemisë.

Autorët pohojnë se Pandemia Covid-19 i përkeqësoi edhe më tej pagesat e larta nga portofoli familjar për t’u kuruar nga sëmundjet. Shpenzimet familjare për shëndetin u rritën dukshëm, duke arritur në nivelin më të lartë që nga viti 2007.

“Shqipëria regjistroi një rritje të lartë të vdekshmërisë shtesë, krahasuar me vendet e tjera të Europës, fakt që dëshmon se burimet e kufizuara mjekësore kanë ndikuar në përkeqësimin e mëtejshëm të pasojave të pandemisë. Gjatë vitit të parë të pandemisë vdekjet u shtuan mbi 26 për qind në raport me mesataren e 4 viteve të fundit” – thotë Denisa Canameti, një nga autoret e studimit.

Studimi thekson që ndonëse Pandemia Covid është më e rënda në 100 vitet e fundit, Shqipëria nuk po ushtron presion të lartë mbi fondet publike shtesë, që duhen në përballimin e krizës shëndetësore.

“Pavarësisht emergjencës pandemike, shpenzimet për sektorin e shëndetësisë në vitin 2020, u rritën me ritme më të ulëta se shpenzimet e përgjithshme buxhetore”, – thuhet në raport.

Autorët theksuan se buxheti i shtetit çoi në 9,62 për qind shpenzimet totale për financimin e shëndetësisë në 2020, përfshirë edhe rimbursimin e barnave, ose 0,8 për qind më pak se në vitin 2019, duke zbritur në nivelin më të ulët që nga viti 2016.

Studimi thekson se sipas Eurostat, shpenzimet e Shqipërisë për shëndetësinë vijuan të ishin më të ulëtat në Europë dhe në vitin pandemik 2020, me 297 euro për banor, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është 2614 Euro.

Fondi i shërbimeve shëndetësore pati në vitin 2020 një rritje minimale për 6.5 për qind me bazë vjetore, në një vit ku emergjenca mjekësore ishte parësore.

Fondet kryesore të shëndetësisë shkojnë për trajtimin e pacientëve të shtruar në spitale”, por në vitin 2020 ato u rritën 3.7 për qind.

Rënien më të madhe të buxhetit e shënuan vizitat në Kujdesin Shëndetësor Parësor, ndonëse pacientët, që vuanin nga shqetësime të tjera, ngurronin për të shkuar në spitale gjatë periudhës së pandemisë.

Shoqata “Së Bashku për Jetën” theksoi në studim se pandemia Covid e shtoi rrezikun e e barrës së sëmundjeve në të ardhmen, sepse afro 20 mijë persona po vuajnë “Covidin e gjatë”, me dëmtime të mushkërive dhe të sistemit nervor, si dhe çrregullime psikike, që rritën shtrimet në spitalin psikiatrik.

Gjatë pandemisë ndërhyrjet kirurgjikale jourgjente u ulën me 27 për qind, u pakësuan trajtimet për të sëmurët kronikë, thekson raporti, ndërsa reduktimi i kontrolleve për tumoret rrezikon një përkeqësim të gjendjes klinike dhe shtim të vdekjeve edhe pas pandemisë për personat me tumor, probleme në zemër, veshkat dhe hipertension.

Sipas studimit të Shoqatës “Së bashku për Jetën”, Pandemia COVID-19 solli një tronditje të thellë ekonomike për Shqipërinë me kapacitete të dobëta fiskale, dhe pritet të sjellë një rritje të mprehtë të varfërisë ekstreme, në vendin me mundësi të dobëta financiare për më shumë shpenzime në fushën e shëndetësisë./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY DITË PARA ZGJEDHJEVE/ Berlusconi heq dorë nga gara për President: Italia sot ka nevojë për unitet
Previous article ARMË DHE PARA TË PADEKLARUARA/ Pranga dy shtetasve të huaj në aeroportin e Rinasit

Delo.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT