• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DY DITË PARA ZGJEDHJEVE/ Berlusconi heq dorë nga gara për President: Italia sot ka nevojë për unitet
Home
Nderkombetare

DY DITË PARA ZGJEDHJEVE/ Berlusconi heq dorë nga gara për President: Italia sot ka nevojë për unitet

22 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Parlamenti në Romë ka vendosur që më 24 janar të zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe Silvio Berlusconiu tërhoq nga kandidatura 2 ditë përpara. Lajmi është bërë me dije mbrëmjen e kësaj të shtune, e ndërsa mësohet se në një letër ai ka argumentuar edhe pse ka marrë këtë vendim.

“Jam vërtet mirënjohës, nga thellësia e zemrës sime, për mijëra italianë dhe italiane që ditët e fundit më kanë treguar dashurinë, mbështetjen dhe inkurajimin e tyre që kur u përmend emri im. Për Presidencën e Republikës, Italia sot ka nevojë për unitet, përtej dallimit mazhorancë-opozitë, rreth përpjekjes për të luftuar urgjencën shumë të rëndë shëndetësore, për të nxjerrë vendin nga kriza. Në këtë frymë kam vendosur të kryej një tjetër hap në rrugën e përgjegjësisë kombëtare, duke u kërkuar atyre që e propozuan të heqin dorë nga përcaktimi i emrit tim për Presidencën e Republikës”, shkruhet në letër.

Ky vendim është komentuar edhe nga lideri i Legas, Matteo Salvini i cili e ka vlerësuar si në të mirë të vendit.

“Një zgjedhje vendimtare, Berlusconi i bëri një shërbim të madh Italisë dhe qendrës së djathtë, e cila tani do të ketë nderin dhe përgjegjësinë të avancojë propozimet pa asnjë veto nga e majta”, tha Salvini.

Giorgia Meloni, që drejton të djathtët ekstrem “Fratelli d’Italia” tha se me ketë vendim u tregua një gjest bujarie.

“Gjëja më e rëndësishme është uniteti i koalicionit. Ne bëmë një gjest bujarie për këtë unitet”, tha ajo.

Në Itali presidenti gjatë krizave politike ka rol vendimtar. Ai mund të emërojë kryeministrin dhe duhet të miratojë listën e kabinetit qeverisës. Me këto kompetenca presidenti aktual Sergio Mattarella, i cili nuk ka shprehur gatishmërinë në këto zgjedhje, i dha fund krizës qeveritare duke emëruar mikun e tij Mario Draghi përpara një viti si kryeministër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN PAMJET E RËNDA/ Momenti kur dy shqiptarët qëllohen me breshëri plumbash duke pirë kafe në Greqi (VIDEO)
Previous article COVID-19/ VOA: Familjet shqiptare shpenzuan më shumë se të gjithë në Europë për shëndetin gjatë pandemisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT