• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI NË DURRËS/ Basha: Sali Berisha me lëvizjet dhe akuzat e tij kërkon shkatërrimin e Partisë Demokratike
Home
Politikë

TAKIMI NË DURRËS/ Basha: Sali Berisha me lëvizjet dhe akuzat e tij kërkon shkatërrimin e Partisë Demokratike

22 January, 2022 Delo.autor Politikë

Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha me lëvizjet dhe akuzat e tij kërkon shkatërrimin e Partisë Demokratike.

Nga takimi me demokratët e Durrësit, Basha thotë se vetëm tre politikanë nuk e duan vetingun në politikë, pasi kanë frikë se ky proces.

“Ata që gënjejnë nga mëngjesi në darkë, nuk i mbledh asgjë e mirë për qytetarët. Mblidhen për dy qëllime. Përpiqen të dobësojnë dhe ta shkatërrojnë PD-në. Kushdo qofshin, njerëz që i kemi pasur përballë, si Rama, apo të tjerë si Berisha që nga mëngjesi në darkë shpifi për njerëzit më të shquar që i kanë qëndruar në krah, vetëm se nuk pranuan të përulen. Beteja jonë është ta ndajmë politikën nga krimi. Ndaj projekti ynë për vetingun e politikanëve, është të mundësojë që ata që pretendojnë të jenë kryebashkiakë, të shkojë përpara vetingut dhe të provojë që nuk është i lidhur me botën e krimit dhe oligarkisë.Vetëm 3 njerëz nuk e duan vetingun e politikanëve. Sepse ndan shapin nga sheqeri. Fare e thjeshtë, ndërkohë që deputetët e PD denonconim afgerën e bulevardit, ku i pari i bandës sunduese dhe kryetari i kryeqyutetit ne denonconim” – tha Basha.

Sipas Bashës, kjo që po ndodh në PD është jo vetëm një ndryshim politik por edhe kulturor duke e konsideruar atë si të vetmen shpresë për Shqipërinë.

“Jemi një parti që na bashkojnë ideale të larta, jo të një njeriu të të drejtës dhe drejtësisë që nuk e vendosëm kurrë pasi nuk u ndamë nga e shkuara komuniste. Këtë e dëshmojnë pronarët që mbetën të shpronësuar edhe pse partia jonë ka qeverisur pothuajse 14 vite, e dëshmojonë sipërmarrësit shqiptarë, ata që u premtuam legalizimet dhe i lamë në dorën e atij që sot ua shemb çatitë mbi kokë. Pra një mission i devijuar pasi iu mbivendosën interesa korruptive e personale. Këto vija ndarëse sot mund t’i përjetojmë si tragjedi, por pas ndërhyrjes vjen shërimi. Ndërhyrja që duhet të bëjmë është një ndarje nga e shkuara, e kulturës komuniste e mendimit ndryshe, e kulturës se e vetmja mënyrë për të ecur është të servilosesh e t’u shërbesh interesave të dikujt. Kjo që po ndodh nuk është thjesht një ndryshim i madh politik i fmailjes tonë, por një ndryshim kulturor. Cili nga ata që është nën 32-vjeç e kujton të panatyrshme këtë që ndodh, cili do që të ulet e të ndjekë pafund shpifje e mashtrime nga ikush që ka 30-vite në pushtet.

Kujt i shërben kjo? Po s’i shërbeu demokratëve është diçka që duhet të ndahemi një orë e më parë. Këtë bëmë në Kuvendin e datës 18 ku të gjithë zgjodhëm të ardhmen duke sanksionuar edhe Kushtetutën tonë. Ashtu siç e kam thënë me 18 dhjetor siç do të jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër, nuk ka shpresë tjetër për vendin tonë. Nuk ka kohë më të vështirë për ta ndarë të vërtetën nga gënjeshtra e cila po fut kokën kudo në sobë, frigorifer, celular, media. Përpara kishte një derë, ja 2, tani janë me qindra dyer e dritare, bombardohen njerëzit. Por nuk është e vërtetë është një injekson që shpërlan mendjet e njerëzve. E vërteta është me ne dhe ne të vërtetën e kemi thënë më të lartë ndërkohë të tjerët nuk e pëshpërisnin. Sa vite më parë kërkuam ta ndalnim e të hetohej afera e inceneratorëve. Sot vetëm sa është gërvishur dhe Edi Rama po didhet. Ndalën hetimin pasi panë se e vërteta po dilte. Edhe drejtësia ka vonuar e mund të vonojë për nuk do të vonojë” – tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRESHËRI PLUMBASH DREJT NJË FURRE BUKE NË ATHINË/ Plagosen dy shqiptarët, pamjet e para nga vendngjarja (Foto)
Previous article POLICIA AKSION NË TIRANË/ Pranga 10 personave për kokainë, dhunë e aksident me vdekje

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT