• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Java e fundit po aq infektime sa në 8 muaj pandemi, 1 në 200 të infektuar shkon në spital
Home
Sociale

COVID-19/ Java e fundit po aq infektime sa në 8 muaj pandemi, 1 në 200 të infektuar shkon në spital

22 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

17.584 qytetarë janë raportuar pozitiv me covid 19 në javën e fundit, rekord absolut infektimesh që është i barabartë me totalin e infektimeve në 8 muajt e parë të pandemisë mars – tetor 2020.
Paralelisht po kryhen 2 deri në 3 herë më shumë testime ditore krahasuar me muajt më kritikë të pandemisë dhjetor 2020 shkurt 2021.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në periudhën 1 javore 14 – 21 janar janë kryer 57.677 teste me një mesatare 8.200 teste në ditë dhe shkallë poziviteti, 30%.
Ndërkohë incidenca dy javore kap shifrën e 982 infektime për 100 mijë banorë nga 143 që ishte në fund të dhjetorit.

Por sipas ekspertëve të pavaruar të dhënat përhapen në popullatë të variantit dominues Omicron si dhe variantit tjetër në ikje Delta janë shumë larg realitetit që mendohet shumë fish më i lartë se ai zyrtar.
Ekspertët argumentojnë se jo të gjithë qytetarët kanë mundësinë të bëjnë tampon apo test të shpejtë antigen që në sistemin parësor shëndetësor vijon të aplikohet vetëm për rastet me simptomaikë të dukshme virale si temperaturë, kollë, rënie të oksigjenimit apo prekje të mushkrisë, ndërsa në privat testi i shpejtë ka një kosto prej 1.500 lekësh.

Ndërkohë shumica e testeve antigen po japin tregues negativë pa mundur të dektetojnë variantin omicron që më së shumti arrin të zbulohet përmes testit klasik PCR covid 19.

Por infektimet deri në 25 fish më të larta se në dhjetor nuk kanë ndikuar aspak në rritjen e shtrimeve spitalore që nuk ndryshojnë prej muajsh duke mbetur në shifrën 130-140 pacientë, e barabartë me 0.5% e totalit të personave aktiv me sars cov 2. Duke krahasuar të dhënat rezulton se 1 në 200 të infektuar përfundon në spital një shifër 5 deri në 10 herë më ulët se në të gjitha valët e tjera të pandemisë.

Por lajmi i mirë për numrin e qëndrueshëm të shtrimeve spitalore nuk përkon me rritjen e vdekshmërisë me 70% për të njëjtin numër të shtruarish.
Në javën e fundit janë regjistruar 37 fatalitete, 15 vdekje më shumë se në javën pararendëse, 7 – 13 janar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ULTIMATUMI PËR DEKLARIMIN E PAGAVE/ Eksperti: Qeveria ishte në dijeni prej shumë vitesh, publikimi i të dhënave solli...
Previous article TRE STUDIMET/ Doza përforcuese e vaksinës, e nevojshme kundër variantit Omicron

Delo.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT