• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ULTIMATUMI PËR DEKLARIMIN E PAGAVE/ Eksperti: Qeveria ishte në dijeni prej shumë vitesh, publikimi i të dhënave solli…
Home
Aktualitet
Kronikë

ULTIMATUMI PËR DEKLARIMIN E PAGAVE/ Eksperti: Qeveria ishte në dijeni prej shumë vitesh, publikimi i të dhënave solli…

22 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Eksperti bankar Elvin Meka, në një intervistë për Fax news, ka folur në lidhje me nxjerrjen e të dhënave, dhe rreziqet që ato sjellin në aspektin e ekonomik.  Meka tha se publikimi i këtyre të dhënave nxori në pah dhe diferencat shumë të mëdha të pagave në ndërmarrje të njëjta, apo edhe deklarimin e pagës minimale për një numër shumë të madh të qytetarësh.

Sipas tij, shteti që i ka pasur në dorë të dhënat e bizneseve, gjatë gjithë kohës, duhet të kishte shmangur që prej shumë kohësh evazionin fiskal, duke ndërhyrë me masa shtrënguese. Meka tha se publikimi i pagave, mund të sjellë probleme në të ardhmen edhe sa i takon punësimeve, pasi tashmë njerëzit janë në dijeni të pagave që marrin të punësuar të tjerë në të njëjtin sektor.

“Përtej faktit që publikimi i tyre është një shkelje e ligjit të privatësisë, ky ligj nxjerr disa aspekte negative dhe në sektorin e ekonomisë. Ka një diferencë të madhe pagash, dhe brenda të njëjtit institucion, krijon një përplasje sociale. U pa qartë ajo që flitej, që një pjesë e mirë e pagave që raportohen, i përket klasës së pagës minimale, që gjë nuk ndodh realisht kështu.

Ka një mospërputhje të thellë mes asaj që deklarohet dhe asaj që paguhet. Nuk ka një arsye të shpjegueshme se pse këto masa nuk janë marrë më parë, këto janë të dhëna që shteti i ka pasur, i përkasin autoriteteve që kanë të bëjnë çdo ditë me këto të dhëna. Masa të tilla duhet të ishin marrë jo sot, apo dje, por për vite me radhë. Bizneset këto të dhëna kanë deklaruar për vite me radhë.

Ka fryrje ekstreme të disa subjeketeve, për nivelin e pagave, pasi në pagat e tyre reflektohen pagat që iu jepen personave të tjerë, ndoshta edhe për efekt të korrupsionit. Paguajmë disa me paga minimale zyrtarisht, dhe më pas bëjmë disa shmangie fiskale, duke dëmtuar buxhetin e shtetit“, tha Meka.

Sa mundësi ka që të dhënat tona të keqpërdoren?

“Sigurisht që nxjerrja e numrit personal nuk është asgjë e mirë, ekzistojnë disa elementë që kompromentojnë përdorimin e këtyre të dhënave. Unë do ta shihja edhe për një tension social në marrëdhëniet e përditshme njerëzore, edhe brenda familjes mund të jenë përballur me elementë që nuk i dinin më parë. Kjo mund të sjellë shumë probleme për punësimin në sektorin privat, ku mund të ketë edhe raporte disi të pazakonta për nivelin e pagave”. Faxweb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET PRESIDENTCIALE NË FRANCË/ Macron kryeson në sondazhe, ja ku renditen kundërshtarët e tij
Previous article COVID-19/ Java e fundit po aq infektime sa në 8 muaj pandemi, 1 në 200 të infektuar shkon në spital

Delo.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT