• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRE STUDIMET/ Doza përforcuese e vaksinës, e nevojshme kundër variantit Omicron
Home
Nderkombetare

TRE STUDIMET/ Doza përforcuese e vaksinës, e nevojshme kundër variantit Omicron

22 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Tre studime të publikuara të premten ofruan më shumë prova se vaksinat kundër COVID-19 janë efektive ndaj variantit Omicron, të paktën në mesin e atyre personave që kanë marrë doza përforcuese. Këto janë studimet e para të mëdha të kryera në SHBA, që kanë shqyrtuar mbrojtjen që garantojnë vaksinat kundër variantit Omicron, thanë zyrtarët e shëndetësisë.

Gjetjet i bëjnë jehonë kërkimeve të mëparshme, përfshirë studimeve të kryera në Gjermani, Afrikën e Jugut dhe Mbretërinë e Bashkuar, që tregojnë se vaksinat në qarkullim janë më pak efektive kundër Omicron-it krahasuar me variantet e mëparshme të koronavirusit, por se dozat përforcuese përmirësojnë ndjeshëm mbrojtjen.

Studimi i parë shqyrtoi shtrimet në spital dhe vizitat në pavionet e urgjencës dhe njësitë e kujdesit intensiv në 10 shtete, nga gushti deri në muajin janar.

Sipas gjetjeve, efektiviteti i vaksinës ishte më i mirë pas tre dozave të vaksinave Pfizer ose Moderna në parandalimin rasteve që trajtoheshin në pavionet e urgjencës dhe njësitë e kujdesit intensiv. Mbrojtja ra nga 94% gjatë valës me variatin Delta në 82% gjatë valës me Omicron. Mbrojtja nga vetëm dy doza ishte më e ulët, veçanërisht nëse kishin kaluar gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë.

Studimi i dytë u përqendrua në rastet me COVID-19 dhe niveli i vdekshmërisë në 25 shtete, nga fillimi i prillit deri në Krishtlindje. Ata persona që kishin marrë dozën përforcuese kishin mbrojtje më të lartë kundër infeksionit me koronavirus, si gjatë kohës kur dominonte varianti Delta, ashtu dhe kur Omicron-i po bëhej gjithnjë e më shumë mbizotërues mes infeksioneve të reja.

Dy studimet u publikuan në internet nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Gazeta e Shoqatës Mjekësore Amerikane publikoi studimin e tretë, të udhëhequr gjithashtu nga studiues të CDC-së. Studimi shqyrtoi ata persona që rezultuan pozitivë për COVID-19 nga 10 dhjetori deri më 1 janar, në më shumë se 4600 pika testimi në të gjithë SHBA-në.

Tre injeksione të vaksinave Pfizer dhe Moderna ishin rreth 67% efektive kundër sëmundjeve simptomatike të lidhura me Omicron-in krahasuar me njerëzit e pavaksinuar. Studiuesit zbuluan se dy doza, nuk ofronin mbrojtje të konsiderueshme kundër Omicron.

“Kjo tregon realisht rëndësinë e marrjes së një doze përforcuese”, tha Emma Accorsi, përfaqësuese e CDC-së, dhe një nga autoret e studimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Java e fundit po aq infektime sa në 8 muaj pandemi, 1 në 200 të infektuar shkon në spital
Previous article TEMPRATURAT E ULËTA/ UKT njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Kujdes tubacionet, merrni masa për...

Delo.autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT