• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TEMPRATURAT E ULËTA/ UKT njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Kujdes tubacionet, merrni masa për…
Home
Sociale

TEMPRATURAT E ULËTA/ UKT njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Kujdes tubacionet, merrni masa për…

22 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Si pasojë e temperaturave të ulta në ditët në vijim, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, apelon të gjithë qytetarët e kryeqytetit për marrjen e disa masave parandaluese për mbrojtjen e sistemit të brendshëm të rrjetit ujësjellës, përfshirë edhe matësat e ujit, në mënyrë mos dëmtimin e tyre si pasojë e kushteve atmosferike.

Ndër të tjera UKT bën me dije se të gjithë qytetarët janë përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve nga ajri i ftohtë. Rënia e ndjeshme e temperaturave në të gjithë vendit ka bërë që të krijohen ngrica në rrugë, dukë vështirësuar lëvizjen e mjeteve.

“Lutemi të tregoni kujdes për tubacionet / instalimet brenda pronës tuaj, përfshirë këtu edhe ujëmatësit. Rikujtojmë të gjithë qytetarët se janë ata përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm, në afërsi të banimit), nga ajri i ftohtë.

Sygjerojmë që në katet përdhese, ku tubacionet e furnizimit me ujë, janë më shumë të ekspozuara me ambientin jashtë dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale, ju lutemi të merrni masa duke i mbuluar apo izoluar për të arritur një mbrojtje optimale.

Për çdo problematikë lutemi të sinjalizoni në numrin tonë të gjelbër 08004488, gjithashtu edhe në Pikat UKT më të afërta në zonën tuaj të banimit. Inxhinierët tanë dhe specialistët e terrenit janë në gatishmëri të plotë në shërbimin tuaj! Së bashku kalojmë çdo vështirësi!”-shprehet UKT.

Vendi është ‘pushtuar’ nga një valë ekstreme e të ftohtit që pritet të na shoqërojë edhe për gjatë ditëve në vijim. Sipas MeteoAlb, ditën e sotme do të mbeten prezente vranësirat e dendura në zonat jugor-Juglindore dhe verilindore duke gjeneruar reshje dëbore. Vetëm orët e vona të pasdites do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike dhe intervale me kthjellime në vend, por ngricat dhe temperaturat e ulëta do vijojnë të jenë problematike.

Temperaturat minimale pritet të shkojnë deri -10 gradë, ndërsa ato maksimale nuk do t’i kalojnë 9 gradë. Veç temperaturave shumë të ulëta, pritet të fryjë edhe erë deri me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior-verilindor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRE STUDIMET/ Doza përforcuese e vaksinës, e nevojshme kundër variantit Omicron
Previous article SHIFRA TË FRIKSHME NË KOSOVË/ Mbi 3 mijë raste pozitive në 24 orë, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Aktualitet

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT