• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Doza e tretë e Pfizer dhe Moderna siguron 90% mbrojtje kundër Delta dhe Omicron
Home
Jetë

STUDIMI/ Doza e tretë e Pfizer dhe Moderna siguron 90% mbrojtje kundër Delta dhe Omicron

22 January, 2022 F.autor Jetë

Dozat përforcuese rrisin mbrojtjen kundër varianteve Delta dhe Omicron, sipas tre studimeve që vlerësuan numrin e rasteve, shtrimet në spital dhe vdekshmërinë tek mijëra pacientë në Shtetet e Bashkuara, shkruan The Wall Street Journal

Dozat e tretë e vaksinave Pfizer / BioNTech dhe Moderna rezultoi 90% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital të të infektuarve me  Delta dhe Omicron. Mbrojtja nga vaksinat kundër rrezikut të vdekjes nga Covid u reduktua për shkak të Omicron, por gjithsesi vaksinimi mbetet i rëndësishëm.

Parandalimi është i rëndësishëm

Megjithatë, shumë spitale janë ende nën presion  për shkak të numrit të madh të pacientëve të infektuar me Omicron. Kjo nënvizon edhe një herë se sa e rëndësishme është parandalimi në luftën kundër Covid, raporton abcnews.al

Dozat përforcuese kanë qenë një çështje e diskutueshme, pasi shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme nuk kanë arritur të vaksinojnë popullsinë e tyre as me dozat e para. Programi Covax për shpërndarjen e barabartë të vaksinave në mbarë botën ka dorëzuar tashmë një miliard vaksina dhe më shumë se 500 milionë doza janë dorëzuar vetëm në Shtetet e Bashkuara.

OBSH nuk e ka mbështetur përdorimin e dozave përforcuese, me përjashtim të grupeve vulnerabël si të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje themelore. Rreth 63% e popullsisë amerikane është vaksinuar plotësisht, ndërsa vetëm 24% kanë marrë dozën përforcuese, sipas të dhënave të Bloomberg për vaksinat.

Shifra në Gjermani është 49% dhe në Mbretërinë e Bashkuar 55%.

Studimi i parë

Sipas një studimi, të  botuar në raportin javor të CDC-së mbi rrezikun e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, analizoi më shumë se 300,000 pacientë në urgjencat spitalore dhe klinikat e kujdesit urgjent për sëmundjet e lidhura me Covid. Përveç kësaj, analizuan nivelet e spitaleve në dhjetë shtete midis gushtit dhe janarit.

Sipas studimit, dozat përforcuese reduktuan shtrimet në spital me 94% gjatë periudhës së dominuar nga Delta dhe me 90% pas shfaqjes së Omicron, raporton abcnews.al

Studimi i dytë

Në një studim tjetër të publikuar nga CDC, ata që nuk ishin vaksinuar kishin 53 herë më shumë gjasa të vdisnin nga Covid në tetor dhe nëntor sesa ata që ishin vaksinuar dhe morën dozën përforcuese. Në periudhën e përhapjes së Omicron, rreziku për të pavaksinuarit ishte vetëm 13 herë më i lartë, duke treguar aftësinë e Omicron për t’iu shmangur mbrojtjes nga vaksinat.

Studimi i tretë

Efektiviteti i dozave përforcuese u vërtetua edhë më shumë nga një studim i tretë, i cili zbuloi se dozat përforcuese ofronin mbrojtje të konsiderueshme kundër rasteve simptomatike si nga Delta ashtu edhe nga Omicron.

Njerëzit që morën dozën e tretë kishin më pak gjasa të shtroheshin në spital sesa ata që morën vetëm dy doza ose nuk ishin as të vaksinuar, sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore JAMA. Zyrtarët shëndetësorë po kërkojnë më shumë mënyra për të frenuar përhapjen e Omicron, siç është inkurajimi i përdorimit të maskave për punonjësit e kujdesit shëndetësor, raporton abcnews.al

Varianti Omicron u identifikua për herë të parë në fund të vitit 2021 në Afrikën e Jugut dhe Botsvana dhe u përhap në të gjithë botën brenda disa javësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 1 MILION EURO INVESTIM/ Njësia C “godet” kriptomonedhat: Tre të arrestuar në Durrës. Si u zbuluan laboratorët
Previous article “BB VIP”/ Arbër Hajdari nuk përmbahet ndaj Beatrix, ia thotë troç: Shyqyr që dole

F.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT