• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U PLAGOS NË 21 JANAR/ Gazetari: Urdhri ishte i Berishës, çuditem si ka ende të marrë që shkojnë pas tij
Home
Politikë

U PLAGOS NË 21 JANAR/ Gazetari: Urdhri ishte i Berishës, çuditem si ka ende të marrë që shkojnë pas tij

21 January, 2022 F.autor Politikë

11 vite nga 21 janari 2011, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur atë ditë, duke folur për Report TV, tha se pavarësisht se ishin të tjerë ata që tërhoqën këmbëzën e armës duke lënë të vdekur 4 persona, ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që dha urdhrin.

Lidhur me pyetjen nëse i përfshirë në këtë ngjarje tragjike është edhe kryedemokrati Basha ai tha se “atë nuk e pyeste njeri”.

Gazetari i cili sot jeton në Brukset, teksa po fliste në emisioni “Studio Live” tha se Berisha sot ka një tumë të marrësh që e ndjekin nga pas duke provokuar dhunë.

“Nuk ka rëndësi kush tërhoqi këmbëzën, urdhri ishte i Berishës! Basha s’ka lidhje, kush e pyeste atë. E dimë të gjithë mirë, që përveç Berishës nuk mund të jepte njeri urdhri.

Sot s’ka asgjë në dorë, vetëm një turmë të marrësh e ndjekin nga mbrapa duke provokuar dhunë. Ajo dihet saktësisht urdhrin e ka dhënë Berisha”, tha ai.

Duke përshkruar momentin ku një plumb i përshkoi dorën për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Mahmutaj tha se në ato momente të “21 janarit” po qëllohej nga të gjitha anët, ndërsa shtoi se çdo çështje në të cilën Berisha ka “futur hundët” nuk ka marrë fund.

“U qëllua nga të gjitha anët. Drejt njerëzve, u krijua një shok për pak minuta, nuk po merrej vesh ku po qëllonte. Na ka qëlluar dikush nga sipër tarracës së ministrisë dhe ky ishte shefi i sigurisë i ish-kryeministrit të atëhershëm, Sali Berisha. Unë jam një nga 37 të plagosurit, nuk më ka ndodhur gjë e madhe në krahasim nga të tjerët.

Ajo që nuk falet është hedhja e baltës mbi drejtësinë. Kjo çështje është e mbyllur, si ajo e gërdecit, si rruga e kombit, vrasje e Kostra Trebickës, zhdukja e Remzi Hoxhës, ku ka futur hundën Berisha nuk janë kanë marrë ndonjëherë fund…”, u shpreh ai.

I pyetur për protestën e dhunshme të 8 janarit, të nxitur nga Sali Berisha ai tha se është çudi që në 2022 ka akoma të “çmendur” që shkojnë mbrapa ish-kryeministrit.

“Jemi në 2022 imagjino që ka akoma të çmendur që i shkojnë nga mbrapa Berishës. Berisha nuk e ka kuptuar dhe nuk do ta kuptojë kurrë. Berisha ushqehet me frikën e disave ndaj ti, indiferencës e disave ndaj tij dhe me baballëkun e disave.

Ky është ushqimi i tij, përderisa nuk i tregohet vendi dhe drejtësia atëherë harrojeni, do të vazhdojë kështu”, tha gazetari.

Lidhur me zgjedhjen e Metës për të shmangur gazetarët kur e pyetën për “21 janarin”, ai tha se kjo është gjysma e së keqes.

“Gjysma e të keqes, sepse Meta mund t’i quaj kokëpalarë”, shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KA KUFIJ QË NUK DUHEN KAPËRCYER"/ Hënes e ka me Barcelonën: Bëjnë rrush e kumbulla paratë e bankave
Previous article HABIT ME KUSHTIN QË I VENDOS CHELSEA-T/ Çmendet Rudiger, kërkon një pagë prej… 55 milion eurosh

F.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT