Moti i keq ka përfshirë vendin këtë të premte. Ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut e dëborës kanë sjellë problematika në disa qytete.
Policia Rrugore bën apel për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të qarkullojnë me kujdes, sidomos në qarkn e Dibrës.
Në një njoftim në Facebook, policia thotë se aksi rrugor Qafë Murrizë do të jetë i bllokuar përkohësisht deri në pastrimin nga dëbora.
Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.
Qarku Dibër/ Njoftim
Nisur nga situata metereologjike ku qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura të dëborës, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, për shkak të reshjeve, ky aks rrugor do të jetë i bllokuar përkohësisht deri në pastrimin total nga firma kontraktore.
Apelojmë që drejtuesit e mjeteve të ndjekin aksin rrugorë Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.
Akset rrugore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos janë të kalueshme por drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore.
Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.


