• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E VRAVA PËR BORXHIN QË I KISHA”/ Ky është vendi ku u gjet e vdekur Fatime Suli në Kuçovë (VIDEO)
Home
Breaking News

“E VRAVA PËR BORXHIN QË I KISHA”/ Ky është vendi ku u gjet e vdekur Fatime Suli në Kuçovë (VIDEO)

21 January, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fatime Suli, 64 vjeçe është gjendur e vdekur, e hedhur në një kanal pranë një plantacioni me sera, e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe. Autor i ngjarjes së rëndë është komshiu i saj, i cili e ka mbytur, për shkak të borxheve që i kishte viktimës.

Gazeta Shqip ju sjell pamjet nga vendi ku 64-vjeçarja Fatime Suli u gjet e pjetë në një kanal në Kozare të Kuçovës. Gruaja është mbytur me duar nga fqinji i saj Fetah Marra, 58 vjeç, i cili është vënë në pranga.

Ky i fundit, më pas e ka zhveshur nga mesi e poshtë dhe e ka hedhur në kanal, ku e ka mbuluar me gjethe. Në video shihet makina e policisë e banorë të zonës.

Pjesë nga dëshmia e autorit dhe detaje të reja nga vrasja:

Viktima dhe autori, veçse fqinj, ishin edhe krushqi me njëri tjetrin. 64-vjeçarja, jetonte me bashkëshortin e paralizuar dhe ishte nënë e 2 fëmijëve të martuar, një djali e një vajze.

Nga ana tjetër, autori pas divorcit nga e shoqja jetonte i vetëm. Ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas policisë, në trupin e pajetë të gruas, që ishte hedhur në kanal e mbuluar me gjethe për t’u mos u gjetur, janë konstatuar shenja duarsh në fyt, si dhe ajo është gjetur e zhveshur nga mesi e poshtë.

“Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq”, mësohet të ketë thënë para efektivëve autori i krimit.

Njoftimi i policisë:

Mbyti 64-vjeçaren dhe e hodhi në kanal, Policia zbardh ngjarjen dhe identifikon autorin e dyshuar. Vihet në pranga 58-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas marrjes së njoftimit për një shtetase të pajetë në kanal, në fshatin Havaleas, Kuçovë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të grumbulluara u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Fetah Marra, 58 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, e ka mbytur dhe e ka lënë në një kanal shtetasen Fatime Suli, 64 vjeçe, banuese në fshatin Havaleas, Kuçovë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

https://www.cdnimpuls.com/video/a4353659ca2fb41c70ff6175014f45f8.mp4
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "21 JANARI"/ Balla: Sali Berisha urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard
Previous article KULMI I TENSIONEVE/ Rritet frika nga skenari i Rusisë, njoftohet manovër ushtarake...

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT