• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KULMI I TENSIONEVE/ Rritet frika nga skenari i Rusisë, njoftohet manovër ushtarake…
Home
Nderkombetare

KULMI I TENSIONEVE/ Rritet frika nga skenari i Rusisë, njoftohet manovër ushtarake…

21 January, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ndërkohë që janë intensifikuar përpjekjet diplomatike për shmangien e konfliktit në Ukrainë, ushtria ruse demonstron forcë. SHBA u lejojnë vendeve të Baltikut furnizimin e armëve në Kiev.

moska ukraine trupa

Në kulmin e tensionit lidhur me Ukrainën, lidhur edhe me shqetësimin e Perëndimit nga ndërhyrja e ushtrisë ruse në vendin fqinj, Rusia ka njoftuar për një manovër ushtarake në shkallë të gjerë në Atlantik, Arktik, Paqësor dhe në Mesdhe.

Në stërvitjen e planifikuar për në janar dhe shkurt janë përfshirë gjithsej më shumë se 140 anije, mbi 60 aeroplanë dhe 1000 pajisje të tjera ushtarake, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në Moskë, sipas të dhënave të agjencive ruse të lajmeve.

Rreth 10.000 ushtarë do të marrin pjesë në këtë manovër.

Ministria ruse e Mbrojtjes shpjegoi, se qëllimi kryesor i stërvitjes së planifikuar është “mbrojtja e interesave kombëtare ruse në oqeane dhe për t’u bërë ballë kërcënimeve ndaj Rusisë prej oqeaneve”.

Devijim përmes Baltikut

SHBA u lejojnë shteteve baltike, që të furnizojnë në Ukrainë armët e prodhuara në SHBA. Ministria e Jashtme e SHBA-së njoftoi, se Estonia, Letonia dhe Lituania si dhe Britania e Madhe kanë marrë lejen që nga arsenalet e tyre të dërgojnë në Ukrainë pajisje ushtarake të prodhimit nga SHBA, por nuk janë dhënë detaje për llojin e armëve.

Një person i besuar me këtë proces, tha se Estonia lejohet të furnizojë në Ukrainë armë artilerie Javelin dhe Lituania raketa të mbrojtjes ajrore Stinger.

Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Arvydas Anusauskas, i konfirmoi agjencisë së lajmeve AFP furnizimet e planifikuara me armë për në Ukrainë. “Ne kemi vendosur të dërgojmë armë dhe të tjera ndihma, por nuk mund të përmend detaje”, deklaroi ai.

Bazuar në rregulloret e kontrollit të eksportit të armëve shtetet duhet të marrin lejen e Ministrisë së Jashtme të SHBA-së, përpara se të dërgojnë në vende të treta armë të marra nga SHBA-ja.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E VRAVA PËR BORXHIN QË I KISHA"/ Ky është vendi ku u gjet e vdekur Fatime Suli në Kuçovë (VIDEO)
Previous article ZBULIMI I RI/ Mjeku: Omicron ka dy degëzime

s.autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT