• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BAZA E NATO-S NË KUÇOVË/ Gjenerali: Investimi mbaron në 2023, “sekretet” e bazës së re
Home
Sociale

BAZA E NATO-S NË KUÇOVË/ Gjenerali: Investimi mbaron në 2023, “sekretet” e bazës së re

20 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Këtë të enjte nisi zyrtarisht ndërtimi i bazës së NATO-s në Kuçovë që do të shërbejë për operacionet ushtarake.

Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral Ylli Pulaj, i ftuar në studion e lajmeve në “Vizion Plus”, ka treguar se cfarë rëndësie ka kjo bazë për NATO-n dhe përsë u zgjodh Shqipëria.

“Dëshmon edhe njëherë rëndësinë strategjike që ka vendi ynë në rajon, dëshmon qartë aftësitë e konsoliduara të vendit tonë për të marrë përgjegjësinë që i takon në Ballkanin Perëndimir, si dhe prezencën fizike të aleancës në vendin tonë. Sipas komandantit të forcave ajrore të NATO-s, Tod Wolters, arsyeja kryesore e përzgjedhjes së kësaj baze ka të bëjë me afërsinë e kësaj baze me rajonin juglindor të aleancës. Në këtë kontekst, poziconi strategjik në Ballkan merr një rëndësi më të madhe. Vendi ynë po bëhet gjithnjë e më shumë një pikë mbështetjeje në rajonin e Ballkanit.”

I pyetur nga gazetari Roland Zili se kur do të përfundojnë punimet në këtë bazë, gjenerali bëri me dije se pritet të mbyllen në fund të vitit 2023.

“Punimet në këtë bazë pitet të përfundojnë në fund të vitit 2023. Ne do të kemi jo thjesht një bazë ushtarake moderne të NATO-s, por një model të një baze ushtarake sipas standardeve të NATO-s dhe një shkollë praktike për personelin civil dhe ushtarak. Baza taktike ajrore e Kuçovës do të shërbejë për stërvitjen e personelit ajror për vendin tonë dhe vendeve aleate. E njëjta bazë mund të përdoret edhe për operacione të ndryshme. “

Gjeneral Pulaj shtoi se ky investim do të ndikojë në ekonominë lokale të zonës.

“Do të sjellë për Kuçovën një energji shumë pozitive, por edhe përmirësimin e raporteve civile dhe ushtarake; do të ketë në fokus edhe përmirësimin e raporteve sociale dhe ekonomike për të gjithë komunitetin që jeton e punon në zonën e Kuçovës dhe Beratit.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR META? Veliaj: Kalin e ngordhur për ca ta godasësh më. Saliu me Lulin po shqyejnë njëri tjetrin
Previous article "KËTË PUNË NUK E LË PËR ASGJË NË BOTË"/ Veliaj për 6 marsin: Çdo kandidat do kalojë përmes një minivetingu

Delo.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT