• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ILIR META? Veliaj: Kalin e ngordhur për ca ta godasësh më. Saliu me Lulin po shqyejnë njëri tjetrin
Home
Politikë

ILIR META? Veliaj: Kalin e ngordhur për ca ta godasësh më. Saliu me Lulin po shqyejnë njëri tjetrin

20 January, 2022 Delo.autor Politikë

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se PS-ja është e gatshme që të hyjë me 6 kandidatë në bashkitë ku presidenti Ilir Meta ka shpallur zgjedhjet e pjesshme lokale. Veliaj u shpreh se ky është akti i fundit i Ilir Metës si president, duke e konsideruar këtë të fundit një “kalë të ngordhur” nga pikëpamja politike.

“Jemi përgatitur për 6 kandidatë dinjitoz në 6 bashki ku synimi është të fitojmë 6-0.  Dibra, Shkodra, Vora dhe Rrogozhina kanë qenë bastione të djathta. E kemi marrë seriozisht. Kryeministri e tha sot nuk janë beteja për jetë a vdekje.

Nuk do trajtohen si beteja kombëtare apo ndërkombëtare. Do jetë një letër lakmuesi. Janë vetëm për një vit, ky është plotësim mandate. Zgjedhjet në mes mandati janë vetëm për atë mandat”, tha Veliaj në “Real Story” në “News 24”.

Duke u ndalur te vendimi i kreut të shtetit për zgjedhjet, Veliaj u shpreh: “Ky do jetë akti i fundit i presidentit sepse në prill do shkojmë në zgjedhjen e presidentit të ri.  Shkarkimi i Metës është në Gjykatës Kushtetuese por në këtë fazë nuk bën diferencë. Për 100 ditë do kemi president të ri.  Kalin e ngordhur për ca ta godasësh më. Flas si president dhe rolin e tij kushtetues si president i republikës.

Do ishte në nderin e Gjykatës Kushtetuese që të jepte vendime të drejta. Kur ishte mirë e bukur me Lulzim Bashën i shtynte zgjedhjet, tani që është mërzitur. Këta ligjin e kanë si llastik mbathjesh, sipas interesave personale”.

“Si Luli si Sali janë pakicë. Por janë të njëjtët militantë. Kur hienat nuk kanë një kockë për të shqyer atëherë do hanë njëri-tjetrin, kështu thotë ligji i xhunglës”, tha kryebashkiaku lidhur me konfliktin mes Berishës dhe Bashës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBËSHTET PUBLIKISHT DJ DAGZ/ Aulona Musta: E quajtën të përvëluar për një femër, por... (FOTO)
Previous article BAZA E NATO-S NË KUÇOVË/ Gjenerali: Investimi mbaron në 2023, “sekretet” e bazës së re

Delo.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT