• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THIRJE DEMOKRATËVE/ Basha: Të qëndrojmë të bashkuar me njëri-tjetrit dhe mos ta humbasim busullën tonë të PD
Home
Politikë

THIRJE DEMOKRATËVE/ Basha: Të qëndrojmë të bashkuar me njëri-tjetrit dhe mos ta humbasim busullën tonë të PD

20 January, 2022 s.autor Politikë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur edhe njëherë nevojën urgjente për një reformë zgjedhore, territoriale dhe vetingun e politikanëve si mjete për sigurimin e votës së lirë. Nga Kurbini ku ishte në takimin e radhës me demokratët, Basha u shpreh se kjo është përpjekja e fundit e një regjimi i cili është në koma.

Basha përmendi edhe mbështetjen e SHBA-ve në kohëra të vështira të vendit duke e konsideruar atë si gardianin e demokracisë.

“Pasi e ka varfëruar Shqipërinë si askush, pasi e ka vjedhur si askush, pasi ka ngritur në fron llumin e shoqërisë dhe ka nxjerrë jashtë institucionet e duke mbushur parlamentin me hajnat, teksa policia tërheq zbvarrë gratë e moshuara që mbrojnë shtëpitë e tyre. Në Shqipëri vjedhjet sëhkatërrohen për shkak të lidhjes së Edi Ramës me baronët e drogës.

Është përpjekja e fundit e një regjimi, por një regjimi në koma. E për fat të keq ndërkohë që e gjithë energjia e vëmendja jonë duhej të përqëndrohjej për t’i dhënën një grusht regjimit e rikthyer demokracinë, në betejën opozitare jo për të njohur rezultatin e zgjedhjeve sepse nuk pranohet por për të sjellë ndryshimin.

Vota duhet garantuar përmes një reforme të thellë zgjedhore, territorial, vetingut të politikanëve. Duke filluar nga unë i pari. Jo thonë 3 të tjerët. Nesër do thonë edhe peshkatarët, zdrukthëtarët, vetëm politikanët jo. Pse?

Sepse kanë shumë për të fshehur. E pra, nuk ka qenë rrugëtim i lehtë. Nuk e shembën dot diktaturën me goditjen e parë. Patëm krah gardianin e demokracisë, SHBA-të. E dimë të gjithë shqiptarët që sa herë ndodhemi në tiraninë e korrupsionit e krimit të organizuar 2 kushte duhet që ta përmbushim këtë: Të qëndrojmë krah njëri-tjetrit dhe mos ta humbasim busullën tonë të Partisë Demokratike, proamerikanë e europiane”- përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHTON PROTESTA BERISHËS/ Basha: Ata që duan të përçajnë PD, u themi ndal ose jashtë
Previous article "MË NGECIN MENDIMET..."/ Adriana Matoshi rrëfen momentin kur kuptoi se tumori iu rikthye: Po hyja në BB VIP...

s.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT