• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA NË DREJTËSI/ Yuri Kim: Ka njerëz që duan që të mos funksionojë, kërkojnë të përfitojnë
Home
Politikë

REFORMA NË DREJTËSI/ Yuri Kim: Ka njerëz që duan që të mos funksionojë, kërkojnë të përfitojnë

19 January, 2022 Delo.autor Politikë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Yuri Kim ka deklaruar se ka nga ata që do të preferonin që reforma në drejtësi të mos funksiononte sepse përfitojnë nga kjo gjë.

Sipas saj, reforma në drejtësi ka dhënë efektet e saj nisur nga arrestimet e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë vitin e kaluar. Megjithatë, sipas saj, shqiptarët duhet të ushtrojnë presion te institucionet e drejtësisë dhe politika për të bërë më shumë në aspektin e drejtësisë.

Intervista në Euronews:

Pyetje: Zonja ambasadore, kontributi kryesor i SHBA-ve vitet e fundit ka qenë reforma në drejtësi, ju keni dhënë një kontribut politik, financiar dhe teknik. Objektivat e kësaj reforme kanë qenë një system një drejtësi më eficente, më profesioniste, më e çliruar nga korrupsioni. Këto kanë qenë synimet që janë deklaruar edhe në tryezën e përbashkët me presidentin e republikës në vjeshtën e vitit 2014. Sot pas 7 vitesh duket sikur fokusi është vetëm tek korrupsioni, ndërkohë që sistemi nuk është eficent dhe as profesionist nga ç’ka qenë. Ka akuza jo vetëm nga politikanët por edhe nga profesionistët e drejtësisë se sistemi është futur në kolaps. A mos ndoshta i është dhënë më shumë prioritet luftës ndaj korrupsionit ndërkohë që individët dhe bizneset kishin dhe kanë nevojë për një sistem që funksionon më së pari.

Yuri Kim: Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpjetë apo e përsosur. Po nëse shikoni faktet po bëhet përparim drejt zbatimit të plotë. Mendoj se dhuimbjet e rritjes. Kanë kaluar 5 vjet nga miratimi i reformës në parlament dhe në këto 5 vjet vitet e para kanë qenë veçanërisht të vështira. Kështu për 3 vjet për shembull Gjykata Kushtetuese nuk funksiononte dot. Vitin e kaluar të gjitha institucionet përkatëse nga Presidenca, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Avokati i Popullit dhe kushdo kontribuoi dhe bëri pjesën e vet për të sjellë më shumë gjykatës, më shumë gjykatës në gjykatën kushtetuese, tani funksionon. Mendoj se këtë vit do të shohim më shumë gjykatës të emëruar që të keni trupën e plotë. Ajo që kam vërejtur këtu për reformën në drejtësi është se ka shumë njerëz që do të preferonin shumë që të mos funksiononte sepse është shumë mirë siç është se përfitojnë nga kjo. Dakord.

Kush janë këta?

Nuk mendoj se janë shumica e qytetarëve shqiptarët. Mendoj se shqiptarët duan ta shohin reformëmn në drejtësi të zbatuar. Mendoj se vitin e kaluar kur panë zyrtarë të lartë që arrestoheshin nga SPAK menduan se reforma në drejtësi po funksionon. Mendoj se meritojnë më shumë dhe kanë të drejtë të ushtrojnë trysninë tek të gjitha institucionet e drejtësisë dhe tek politikanët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E ARBEN BILALIT/ Nga rrëfimi i gruas tek dëshmitë e miqve dhe lëvizjet e fundit: Lajmin ma ka dhënë vajza, qante...
Previous article "SPAK PO BËN DETYRËN"/ Ambasadorja Kim: Zyrtarët e lartë nuk mund të presin më imunitet

Delo.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT