• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Qeveria kërkon të ndryshojë skemën e ndihmës sociale. Më shumë familje përfituese, do rritet vlera e asistencës
Home
Ekonomi

Qeveria kërkon të ndryshojë skemën e ndihmës sociale. Më shumë familje përfituese, do rritet vlera e asistencës

18 January, 2022 Delo.autor Ekonomi

Trefishimi i ndihmës ekonomike sipas kategorive që hyri në fuqi nga janari i këtij viti do të shoqërohet me një reformë të të gjerë për të ndryshuar sistemin e mbrojtjes sociale. Report Tv mëson se Ministria e Financave ka gati propozimet për Ministrinë e Shëndetësisë për rishikimin e skemës ekonomike.

Nga sa Report Tv mëson, ndryshon sistemi i pikëzimit por edhe vlera monetare që pëfitojnë familjet sipas nivelit të varfërisë së tyre.

Drafti për reformat ekonomike, i cili është tashmë në konsultim, i përket periudhës 2022-2024. Aty syunohet që të krijohen mundësitë edhe për punësimin e personave nga familje që marrin ndihmë ekonomike dhe që janë në moshë pune. Kjo do të thotë se nëse kryefamiljari merr asistencë sociale, fëmija i tij mund të fillojë punë.

Ministria e Financave kërkon që pushteti vendor të marrë masa për të mbështetur familjet në nevojë dhe të mos përjashtohen nga skema grupet vunerabël nga komunitete të ndryshme për shkak të diskriminimit.

“Qëllimi i përgjithshëm i kësaj mase është zgjerimi i mbulimit, gjithë përfshirjes, efektivitetit dhe shënjestrimit më të mirë të individëve në nevojë me shërbime të integruara sociale dhe mekanizmave financiarë: fondit social dhe ndërmarrjeve sociale”, thuhet në program.

Në draft, Ministria e Financave thotë se skema e ndihmës ekonomike, po has pengesa të mëdha, për këtë arsye edhe mbrojtja sociale është e ulët në krahasim me vendet e Bashkimit Europian.

“Megjithëse është tejkaluar dyfishi që nga viti 2005, shpenzimi i përgjithshëm në Shqipëri për mbrojtjen sociale mbetet i ulët. Shqipëria shpenzoi 9.4% të PBB-së së saj për mbrojtjen sociale, që përkon me gjysmën e mesatares së BE-27, 18.6%”, thuhet në raport.

Pavarësisht kësaj reforme që synon, Ministria e Financave pranon se do të ekzistojë sërish mundësia që popullsia në nevojë të mos mbulohet në mënyrën e duhur nga programi social.

Aktualisht me ndihmë ekonomike në Shqipëri trajtohen rreth 70 mijë familje, ndërsa sipas institucioneve ndërkombëtare 30% e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri.

RRITJA E NDIHMËS EKONOMIKE NGA 2022

-Rritje 10 % të masës së ndihmës ekonomike për të gjitha familjet që përfitojnë

-Dyfishohet ndihma ekonomike për familjet që janë me 3 apo më shumë fëmijë, ku përfitojnë rreth 15 mijë familje.

– Trefishimin e ndihmës ekonomike për gratë e dhunuara dhe trafikuara dhe fëmijët jetim nën 18 vjeç.

Sipas draftit të financave gjatë 3 viteve parashikohet të merren disa masa për të ndryshuar skemën e ndihmës ekonomike.

AKTIVITETE TË PLANIFIKUARA NË 2022

a. Krijimi i mekanizmit për përditësimin e rregullt të nivelit të përfitimit të NE.

b. Zbatimi i sistemit të vlerësimit bio-psiko-social për personat me aftësi të kufizuara me mbështetje në para dhe kujdes shoqëror në katër qarqe.

c. Mbështetje për personat nga shtresat e disavantazhuara, veçanërisht përfituesit e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara drejt punësimit në ndërmarrjet sociale. Financimi i 5 ndërmarrjeve sociale.

d. Përmirësimi dhe zgjerimi i ofrimit të shërbimeve sociale të integruara me bazë komunitare nga njësitë e qeverisjes vendore për të gjitha kategoritë në nevojë në kuadër të Fondit Social.

e. Vlerësim i gjithë institucioneve publike të kujdesit rezidencial dhe zhvillimi i planit të transformimit të tyre.

f. Krijimi i një qendre mbështetëse dhe miqësore për fëmijët në Tiranë, Shkodër dhe Durrës, bazuar në pilotimin aktual në Korçë dhe Vlorë.

g. Zbatimi i Planeve Kombëtare të Veprimit për përfshirjen sociale dhe reduktimin e varfërisë nëpërmjet politikëbërjes dhe treguesve të përmirësuar.

AKTIVITETE TË PLANIFIKUARA NË 2023

a. Rregullimi i përfitimeve të ndihmës ekonomike.

b. Zgjerimi i zbatimit të sistemit të vlerësimit bio-psiko-social për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara me mbështetje të kombinuar në para dhe kujdes social në rajone të tjera.

C. Mbështetje për personat nga shtresat në nevojë veçanërisht përfituesit e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara drejt punësimit në ndërmarrjet sociale. Financimi i ndërmarrjeve sociale.

AKTIVITETE TË PLANIFIKUARA NË 2024

a. Zgjerimi i zbatimit të skemës së vlerësimit bio-psiko-social për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara me mbështetje të kombinuar në para dhe kujdes social në qarqe të tjera.

b. Mbështetje për personat nga shtresat e pafavorizuara, veçanërisht përfituesit e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara drejt punësimit në ndërmarrjet sociale. Financimi i ndërmarrjeve sociale.

c. Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale me bazë komunitare nga njësitë e qeverisjes vendore për të gjitha kategoritë në nevojë në kuadër të Fondit Social.

d. Finalizimi i transformimit për i gjithë shërbimeve rezidenciale, njëkohësisht transformimi i avancuar i institucioneve rezidenciale jopublike.

e. Zbatimi i Planeve Kombëtare të Veprimit për përfshirjen sociale dhe reduktimin e varfërisë nëpërmjet politikëbërjes dhe treguesve të përmirësuar.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GOMORRA" SHQIPTARE NË ROMË/ Historia e narko-trafikut me prita, hakmarrje dhe vrasje mes grupeve të Ermal Arapajt dhe Elvis Demçes
Previous article "TI NUK LAN AS NEV*JTOREN TËNDE"/ Iliri dhe Donaldi kapen LIVE: Je shumë i shpifur

Delo.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT