• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA E ERDOGAN NË TIRANË/ Jehonë në mediat ndërkombëtare: Përqafime Rama me Erdogan, ndërkohë që…
Home
Politikë

VIZITA E ERDOGAN NË TIRANË/ Jehonë në mediat ndërkombëtare: Përqafime Rama me Erdogan, ndërkohë që…

18 January, 2022 Delo.autor Politikë

Vëmendje e veçantë i është dhënë nga shtypi grek vizitës së presidentit turk Erdogan në Shqipëri me analiza dhe komente të ndryshme dhe sidomos kërkesën e tij për shfarosjen e gylenistëve.

“Përqafime dhe dorështrëngime Rama me Erdogan  në Tiranë, ndërkohë që Meta bën rebelin”, është titulli i artikullit të gazetës Naftemporiki që thekson se nuk është rastësi që ndërsa Erdogan iaguronte qindra shtëpi për të dëmtuarit nga tërmeti i 2019, disa kilometra më larg, në qytetin e Lezhës, presidenti Ilir Meta bënte homazhe tek monumenti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti në përvjetorin e vdekjes së tij.

Për një vizitë simbolike në Shqipëri në një atmosferë tepër të ngrohtë ku presidenti turk ka përuruar projekte të financuara nga Turqia, bën fjalë artikulli i të përditshmes Kathimerini.

Theksohet fakti që është vizita e parë zyrtare për këtë vit jashtë vendit, i shoqëruar nga zyrtarët më të lartë të kabinetit, ndërsa përshkruhen 7 marrëveshjet tregtare, arsimore dhe ushtarake që nënshkroi me kryeministrin shqiptar.

Televizioni privat Open i ka kushtruar një kronikë të gjatë vizitës duke theksuar se Erdogani kërkon aleatë dhe mbërrin në Tiranë me dhurata dhe premtime. Sipas kronikës televizive, ai kërkon të luajë rolin e mbrojtësit të shteteve të Ballkanit, por nga ana tjetër, nismat e solidaritetit  nuk janë pa kompromis, pasi pas tyre qëndron zgjerimi i ndikimit turk në Shqipëri.

Edhe gazeta Protothema në artikullin e titulluar “Çfarë bëri Erdogani në Shqipëri”, u vë theksin lavdërimeve të kryeministrit shqiptar ndaj Erdoganit, duke veçuar shprehjen “Nuk ka shumë njerëz si ai në politikën ndërkombëtare. Ai bën atë që thotë dhe thotë atë që bën”.

Madje duke krahasuar me periudhën e Perandorisë Osmane, Protothema karakaterizon Edi Ramën si një pasha lokal dhe Erdoganin si një sulltan të plotfuqishëm. Artikulli gjithashtu vë në dukje se vitet e fundit, Turqia ka përdorur sistematikisht ekonominë, fenë, kulturën, bamirësinë dhe ndihmën humanitare për të zgjeruar ndikimin e saj në vende të tjera, veçanërisht në Shqipëri, ku investimet turke vlerësohen në rreth 3.5 miliardë dollar dhe ka rreth 600 kompani turke që operojnë në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KISHTE MARRË NJË PLUMB "QORR"/ Gjithçka ndodhi në një dasmë, e reja tronditet me zbulimin në trupin e saj
Previous article STUDIMI/ Doza e katërt nuk shmang infeksionin nga Omicron-i

Delo.autor

Postime të ngjashme

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT