Në muajin tetor të vitit që lamë pas, bëri bujë në mediat rozë largimi i Jonida Shehut nga emisioni “Pasdite në Top Channel” të cilin e moderonte prej më shumë se dy vitesh. Pas largimit nga Top Channel, moderatorja preferoi të largohej për ca kohë nga vëmendja mediatike duke u përqëndruar plotësisht në jetën familjare.
Sot Jonida i është rikthyer sërish ekranit dhe ka qenë e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, ku ka folur edhe për largimin nga Top Channel duke u shprehur se nuk është bërë pishman.
“S’kam asnjë pishman për largimin nga Top Channel, do doja të mos isha larguar por nuk kisha zgjedhje tjetër”, u shpreh Jonida.
E pyetur mbi planet që ka për të ardhmen, Jonida tha se nuk ka vendosur ende dhe se nuk do që të nxitohet.
“Nuk është e thjeshtë që pas 16 vitesh në televizion të bësh një zgjedhje tjetër për një kohë të shkurtër. Sepse në këto kushte 2 muaj është një kohë e shkurtër për të bërë zgjedhjen e duhur. Nuk kam vendosur për zgjedhjen që do bëj, nuk dua të nxitohem, dua të plotësoj të gjitha kriteret që unë kam dhe sigurisht ato që bashkëpunëtorët kanë. Por është e sigurt një gjë, do bëj gjënë që më pëlqen por kur të vijë koha”, tha Jonida.



