Afrika e Jugut ka nisur një ‘notë proteste’ drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me deklaratën e cilësuar si diskriminuese të Trump.
Ky i fundit në një takim zyrtar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë ka thënë:
“I urrej njerëzit emigrantë të cilët vijnë për gjasme një jetë më të mirë në SHBA. Dhe kryesisht janë afrikanë. Unë i urrej këto vende që sjellin njerëz …”.
Kjo është deklarata “nën zë” e Trump gjatë takimit për problemet e emigracionit.
Ndërkohë që nuk ka akoma një qartësim zyrtar nga Afrika e Jugut lidhur me notën e protestës vendosur Trump, por duket se Presidenti i SHBA-ve i ka “acaruar” afrikano-jugorët me deklaratën e tij.
Përgatiti: AlpeNews.al


