• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PANDEMIA/ Paralajmërimet për mutacione të tjera të COVID-19, CDC po shqyrton udhëzime të reja
Home
Jetë

PANDEMIA/ Paralajmërimet për mutacione të tjera të COVID-19, CDC po shqyrton udhëzime të reja

17 January, 2022 F.autor Jetë

Hulumtimet tregojnë se varianti omicron i koronavirusit përhapet më shpejt se ata pararendës dhe ekspertët kanë paralajmëruar për mutacione të tjera të virusit. Ndërsa infeksionet me Omicron po rriten në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Joe Biden premtoi se administrata e tij do të blejë një miliard teste COVID-19 dhe do të vërë në dispozicion, falas për amerikanët, “maska me cilësi të lartë”. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, njofton.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, së fundi lëshuan udhëzime të reja për maskat që duhen përdorur ndaj COVID-19. N95, konsiderohet si maska më e mirë për mbrojtjen kundër infeksionit.

“Qëllimi i vaksinave është t’u shpëtojë jetën dhe t’u mbajë larg spitalit. Nga kjo pikëpamje, vaksinat funksionojnë dhe funksionojnë mirë. Tani, do të dëgjoni raste që janë të lehta ose pa simptoma, njerëz që rezultojnë pozitivë pavarësisht se janë vaksinuar ose kanë marrë dozën përforcuese. Por kini parasysh se ajo që shpesh parandalohet është një infeksion më i rëndë”, thotë Kirurgu i Përgjithshëm Vivek Murthy.

Vivek Murthy shtoi se të dhënat tregojnë një efikasitet të lartë të vaksinës, pavarësisht nga një shans afërsisht 20 për qind për infeksion tek ata që janë plotësisht të vaksinuar dhe kanë marrë një dozë përforcuese. Administrata Biden është përballur me kritika për mungesën e maskave dhe testeve të mjaftueshme ndërsa varianti Omicron përhapet në të gjithë vendin.

“Kur mbërriti Omicroni, krijoi një rritje të jashtëzakonshme të kërkesës. Kjo është arsyeja pse SHBA, Britania e Madhe dhe vendet e tjera e gjetën veten pa testime të mjaftueshme. Por situata po përmirësohet”, thotë Vivek Murthy.

Dr. Murthy thotë se midis dhjetorit dhe janarit administrata pa një rritje tetëfish të testimit. Kritikët thonë se kjo thjesht nuk mjafton.
“Ne kemi porositur shumë pak komplete testimi, kështu që kapaciteti ynë ka vazhduar të mbetet pas në çdo valë infeksioni. Është pak vonë, por vlen të kihet parasysh për valën e ardhshme. Ne kemi porositur shumë pak testime dhe shumë pak trajtime dhe nuk kemi ende një plan global të shpërndarjes për vaksinat, kështu që ka shumë punë për të bërë”, thotë Tom Bossert, ish Këshilltar i Sigurisë Kombëtare.

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Tom Bossert, shton se amerikanët e lodhur nga pandemia duhet të qëndrojnë vigjilentë.
“Amerikanët që janë të irrituar dhe të pashpresë, mendoj se duhet të kuptojnë se duhet njëfarë rigoroziteti në distancimin shoqëror, sepse shtretërit në spitale – dhe më e rëndësishmja, shtretërit në dhomat e emergjencës – po mbushen dhe në disa shtete janë tërësisht plot”, thotë Tom Bossert.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi së fundmi 15 milionë raste të reja me COVID-19 në një javë, një rritje prej 55 për qind nga shifrat e mëparshme. Vetëm Shtetet e Bashkuara patën afro 800,000 infeksione të reja çdo ditë. CDC-ja ende nuk ka rekomanduar përdorimin mbarëkombëtar të maskës N95, por gazeta Washington Post raporton se agjencia po shqyrton udhëzime të reja./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO VJEN PANDEMIA E DYFISHTË/ Bashkë me Covid, po përhapet me shpejtësi edhe...
Previous article NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES/ Xhandarmëria turke do të trajnojë Policinë e Shtetit, Çuçi takon në Tiranë homologun nga Ankaraja

F.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT