• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK HEQIM DORË NGA INTEGRIMI”/ Rama thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor: Refuzoni çdo propozim që s’lidhet…
Home
Politikë

“NUK HEQIM DORË NGA INTEGRIMI”/ Rama thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor: Refuzoni çdo propozim që s’lidhet…

17 January, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor, që të refuzojnë propozimet e fuqive të jashtme dhe të mbajnë besimin në ëndrrën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për gazetën prestigjioze “Financial Times”, Rama tha se; “Shqipëria nuk do të heq dorë kurrë nga Evropa dhe BE-ja, cilado qoftë forma e BE-së në të ardhmen”.

Nga gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria së bashku me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut janë kandidatë për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa Kosova dhe Bosnja janë kandidate potenciale. Sipas Ramës, llogaritjet politike të anëtarëve të BE-së kanë luajtur gjithashtu një rol në vonesat e 18 viteve të fundit që kur blloku u zotua t’i lejonte të hynin pasi të kishin përmbushur kriteret.

“Shqiptarët kanë zhgënjimet e tyre me Brukselin, por kjo nuk e ndryshon bindjen se ne duhet të jemi atje”. tha ai. “Ne i kemi konsumuar të gjitha historitë e dashurisë më parë dhe martesat,” shtoi ai duke iu referuar lidhjeve fillimisht me Rusinë dhe më pas Kinën që Shqipëria kishte në epokën komuniste. “Ne po kërkojmë një martesë të re, jo për të vjetrat. Por sigurisht, kjo lloj martese është e vështirë”, tha kryeministri shqiptar.

Rama në mandatin e tij të tretë, ka promovuar idenë e një tregu të përbashkët rajonal për të cilin ranë dakord të gjashtë vendet në nëntor 2020. Në përpjekje për të përshpejtuar procesin, Shqipëria, së bashku me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, nënshkruan për të zbatuar disa nga dispozitat, por kundër dolën tri vendet tjera.
“Boshnjakët, sepse nuk mund të vendosin për asgjë, me sa duket, malazezët sepse janë ende në iluzionin se mund të hyjnë në BE vitin e ardhshëm, dhe çdo vit tjetër bëhet viti i ardhshëm, ndërsa Kosova për shkak të problemeve me Serbinë, të cilat mendoj se mund të trajtohen më mirë kur njerëzit të ulen dhe të bisedojnë”, pohoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNË E RËRNDEKJE/ 31-vjeçari "humb toruan" dhe tenton t’i vërë zjarrin banesës së ish-të dashurës
Previous article "ARRATISEN" TË DY SË BASHKU/ Ja destinacioni që kanë zgjedhur Sarah dhe PM (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike Politikë

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

PROTESTA E 30 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike Aktualitet

PROTESTA E 30 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT