• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARMI I GRIPIT/ Ministria e Shëndetësisë: Ja shenjat. Të gjitha këshillat që duhet të ndiqni kundër virozave
Home
Sociale

ALARMI I GRIPIT/ Ministria e Shëndetësisë: Ja shenjat. Të gjitha këshillat që duhet të ndiqni kundër virozave

15 January, 2018 luljetaautor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një lajmërim lidhur me shërbimin përgjatë muajit janar dhe më tej për masat e parandalimit të gripit, ashtu edhe të virozave që prekin të gjithë grupmoshat.

Lajmërimi i bërë është si më poshtë:

***

Mesazhet e parandalimit për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj nga infeksionet respiratore të dimrit janë të njohura. Por ato nuk zbatohen domosdoshmërisht.

Njerëzit, edhe nëse janë të vaksinuar kundër gripit, duhet të vazhdojnë të zbatojnë praktikat e higjienës për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga sëmundjet e tjera.

Vaksinimi sezonal i gripit mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar sëmundjet dhe për të mbrojtur ata rreth jush. Megjithatë, ky vaksinim nuk mbron nga të gjitha sëmundjet dhe një gjest i vetëm nuk mjafton.

Vetëm respektimi i të gjithë gjesteve të parandalimit bën të mundur mbrojtjen nga të gjitha viruset e dimrit.

Janë 7 gjeste parandaluese për tu mbrojtur kundër viruseve të dimrit:

– Gjesti 1: Lani duart

– Gjesti 2: Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini

– Gjesti 3: Pastroni hundën me një shami ose kartëpicetë njëpërdorimshme

– Gjesti 4: Mos e prekni fytyrën, sidomos hundën dhe gojën

Kur jemi të sëmurë:

– Gjesti 5: Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen, kontaktoni mjekun nëse është e nevojshme

– Gjesti 6: Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve)

– Gjesti 7: Vini një maskë, veçanërisht kur jeni në kontakt me njerëz të rrezikuar

Këto 7 gjeste parandaluese krijojnë mburojën tonë të mbrojtjes kundër viruseve të dimrit.

Duhet të respektohen disa veprime plotësuese:

– Ruajtja e temperaturës së brendshme të banesës në 19 ° C, veçanërisht në dhomat e gjumit

– Ajrimi i banesës të paktën 10 minuta në ditë, dimër ose verë

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Joao Mario refuzon Watfordin, nuk bindet as nga Sevilla
Previous article Dembélé trondit Barcelonën, 7 ndeshje mungesë nga dëmtimi i ri

luljetaautor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT