• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 VITE NGA KRIJIMI I FRESSH/ Partia Socialiste mban sot kongresin e rinisë, Gjiknuri: E ardhmja mund të ndërtohet…
Home
Politikë

30 VITE NGA KRIJIMI I FRESSH/ Partia Socialiste mban sot kongresin e rinisë, Gjiknuri: E ardhmja mund të ndërtohet…

15 January, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Në 30-vjetorin e krijimit të FRESSH, Partia Socialiste do të mbajë sot Kongresin e Rinisë. Kongresi do të mblidhet tek Amfiteatri në orën 11.00, ku të pranishëm do të jenë kryeministri Edi Rama, ministrat dhe kryesia e FRESSH. Prioritet i këtij Kongresi do të jenë strategjitë dhe programet e reja që ka qeveria për zhvillimin e rinisë.

Me një postim në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri shpreh mirënjohjen e tij për ata që themeluan Forumin Rinor Eurosocialist në vitin 1992.

Sipas Gjiknurit, njësoj si 30 vjet më parë, për PS ka një filozofi “e ardhmja është këtu dhe e ardhmja mund të ndërtohet me kontributin e gjithsecilit prej nesh”.

“Mirënjohje dhe respekt për atë grup të rinjsh dhe të rejash që në Janarin tashmë të largët të vitit 1992 zgjodhën me guxim të themelonin Forumin Rinor Eurosocialist. Këto 30 vite kanë dëshmuar më së miri se ata bënë zgjedhjen e duhur. Besuan tek Partia Socialiste dhe kjo parti u dha atyre mundësinë që të punojnë sëbashku për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Forumi Rinor Eurosocialist shërbeu si një fidanishte që i solli freskinë aq të nevojshme një partie që po transformohej e modernizohej me shpejtësi. Një forcë politike moderne, demokratike dhe e hapur si Partia Socialiste do të garantonte më pas një bashkëjetesë perfekte midis të resë dhe të vjetrës. Njësoj si 30 vjet më parë, për Partinë Socialiste ka një filozofi që qëndron në zemër të politikave të saj: e ardhmja është këtu dhe e ardhmja mund të ndërtohet me kontributin e gjithsecilit prej nesh. Faleminderit të gjithë atyre që kontribuuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë me energjinë e tyre të pashtershme për rrjetin gjithnjë e më të madh të rinisë socialiste!”, shkruan ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BAZA E FALSIFIKIMIT NË LEZHË/ Kush është gardisti i arrestuar. Grupi kriminal drejtohej nga biznesmeni që Konstandin Xhuvani i vrau djalin
Previous article MARTIN SHKRELI MERR DËNIMIN E RËNDË NGA SHBA/ Shqiptari dënohet me 64.3 mln dollarë gjobë dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës Aktualitet

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT