• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BAZA E FALSIFIKIMIT NË LEZHË/ Kush është gardisti i arrestuar. Grupi kriminal drejtohej nga biznesmeni që Konstandin Xhuvani i vrau djalin
Home
Aktualitet
Kronikë

BAZA E FALSIFIKIMIT NË LEZHË/ Kush është gardisti i arrestuar. Grupi kriminal drejtohej nga biznesmeni që Konstandin Xhuvani i vrau djalin

15 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mes 4 personave të arrestuar nga Policia e Lezhës në lidhje me laboratorin që kryente falsifikimin e dokumenteve të shumta, përfshirë edhe pasaporta të disa shteteve europiane, është dhe një efektiv i Gardës së Republikës.

Sipas burimeve nga Policia e Lezhës, punonjësi i Gardës është shtetasi Henri Haxhiraj, i cili menjëherë pas zbulimit të rastit dhe arrestimit të tij, është pezulluar nga detyra.

Nga veprimet hetimore të kryera është vërtetuar se i riu Haxhiraj ishte pjesë e një grupi që prodhonte dokumente dhe pasaporta të falsifikuara, për individë që dëshironin të udhëtonin në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Europian.

SI DREJTOHEJ GRUPI

Koka e këtij grupi kriminal falsifikatorësh rezulton të jetë Pertef Musabelli.

Emri i tij nuk rezulton i skeduar më herët në listën e Policisë, por ajo që dihet është fakti se ai është babai i Alfred Musabellit, i riu që mbeti i vrarë në Qytetin Studenti nga Kostandin Xhuvani.

Në dosjen hetimore thuhet se Musabelli kishte të gjithë logjistikën e laboratorit për krijimin e dokumenteve false dhe mbante kontaktet me persona të tjerë, që siguronin pagesat dhe klientelën.

Musabelli, së bashku me punonjësin e Gardës së Republikës, shërbenin si koordinatorë dhe, kundrejt shumave monetare, arrinin të nxirrnin dokumente false me qëllim për të udhëtuar në drejtim të disa shteteve të Europës dhe deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri në këtë fazë të hetimit është provuar plotësisht implikimi dhe roli drejtues i Pertef Musabellit dhe gardistit Henri Haxhiraj.

Kjo pasi gjatë ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, një agjent Policie ka arritur të infiltrohet në këtë grup, duke nxjerrë në 5 raste pasaporta të falsifikuara dhe dokumente të tjera false.

HETIMET

I gjithë aktiviteti i tyre ka qenë në monitorim prej të paktën tre muajsh nga Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, të cilët kishin infiltruar edhe agjentin për të zbuluar dhe provuar këtë veprimtari kriminale.

Operacioni policor “Identiteti” u finalizua të enjten nga Policia e Lezhës, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Pertef Musabelli, Henri Haxhiraj, Arjan Refugjati dhe Erigesji Moriga; ndërsa janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy bashkëpunëtoreve të tjerë, shtetasit Artur Terziu dhe Ilir Mata.

Hetimet në lidhje me rastin po drejtohen nga prokurori Françesk Ganaj, i cili ditën e premte ka dërguar kërkesat në gjykatën e Lezhës për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” ndaj 4 personave të arrestuar, ndërsa seanca gjyqësore pritet të mbahet ditën e shtunë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PAS JETËS NA RIKTHEU EDHE SHPRESËN"/ Pacientët vlerësojnë neurologen prof. dr. Luljeta Lleshi
Previous article 30 VITE NGA KRIJIMI I FRESSH/ Partia Socialiste mban sot kongresin e rinisë, Gjiknuri: E ardhmja mund të ndërtohet...

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT