• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Biden këmbëngul për ndryshimin e rregullores së Senatit
Home
Nderkombetare

SHBA/ Biden këmbëngul për ndryshimin e rregullores së Senatit

14 January, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Joe Biden dhe ligjvënësit demokratë po manovrojnë këtë javë për të ndryshuar rregullat e Senatit dhe për të mundësuar zhvillimin e një debati mbi projekt-ligjin për të drejtën e votës, që është bllokuar prej muajsh nga republikanët. Kjo përballje ka arritur pikën kulmore të një debati të ashpër mbi procesin demokratik.

Presidenti Joe Biden ishte të enjten në Kongres në përpjekje për të bindur ligjvënësit, që të miratojnë një projekt-ligj të rëndësishëm për të drejtën e votës.

“Për sa kohë që jam në Shtëpinë e Bardhë dhe marr frymë, unë do ta vazhdoj betejën”, tha Presidenti Biden.

Pas muajsh përpjekjesh të dështuara për të miratuar legjislacionin në një Senat të ndarë 50 me 50, Presidenti Biden inkurajoi demokratët që të ndryshojnë rregulloren e votimit, duke eliminuar të ashtuquajturin “filibuster”, sipas së cilit, çdo ligj mund të bllokohet nga një pakicë senatorësh, nëse ligji nuk siguron 60 vota.

“Ky është një shans historik për të shpëtuar demokracinë tonë dhe ne duhet të mbrojmë formën themelore të qeverisjes amerikane. Pikëpamja e tij (presidentit) është se ky vendim duhet të jetë tërësisht dypartiak”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Por Shtëpia e Bardhë nuk arriti të bindte senatoren demokrate Kyrsten Sinema të mbështesë ndryshimin e rregullores së votimit.

Senatorja demokrate Kyrsten Sinema
Senatorja demokrate Kyrsten Sinema

“Eleminimi i pragut prej 60 votash, thjesht do të garantojë që ne të humbasim një mjet kritik që na nevojitet për të mbrojtur demokracinë tonë nga kërcënimet në të ardhmen. Është e qartë se strategjitë dypartiake nuk po funksionojnë për asnjërën palë. Dhe veçanërisht as për vendin”, tha Senatorja Kyrsten Sinema.

Argumenti i saj për kompromis e radhit atë përkrah republikanëve, të cilët thonë se ndryshimi i rregullave të Senatit do të ishte i dëmshëm për demokracinë amerikane dhe vazhdimisht kanë bllokuar çdo përpjekje për të debatuar për projekt-ligjin për të drejtat e votës.

“Presidenti Biden dhe demokratët në Senat po i thonë popullit amerikan se egziston një komplot dashakeqës, kundër votës, që do ta shkatërronte demokracinë përgjithmonë, dhe kjo mund të shmangej vetëm nëse demokratët do të merrnin kontrollin total të të gjithë qeverisë duke filluar nga java e ardhshme”, u shpreh me ironi udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConell.

Demokratët thonë se projekt-ligji i tyre vjen në një moment vendimtar për vendin, pasi do të zgjeronte qasjen në kutitë e votimit për pakicat, duke përfshirë popullsinë me ngjyrë, që është përballur me dekada diskriminimi dhe pengesa për të votuar.

“Nëse ka patur ndonjëherë rrëmbim pushteti, kjo po ndodh tani në legjislaturat e shteteve, ku ligjvënësit republikanë po u heqin njerëzve të drejtën e shenjtë për të votuar dhe po vënë në shënjestër grupe të caktuara, njerëzit me ngjyrë, të rinjtë, banorët në zonat urbane, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara”, tha demokrati Schumer.

Shumë anketa të opinionit publik tregojnë se shumë amerikanë i mbështesin idetë e ligjit për të drejtën e votës, por janë të ndarë përgjatë vijave partiake, kur flitet për ndryshimin e rregullores së votimit në Senat. Demokratët pritet të përpiqen, dhe të dështojnë, për të bërë ndryshimin e rregullave këtë fundjavë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UNICEF: Qeveria rriti shpenzimet publike për arsimin, shëndetin dhe mbrojtjen sociale të fëmijëve
Previous article STUDIMI/ Johnson &Johnson, mbrojtje deri në 85% ndaj variantit Omicron

F.autor

Postime të ngjashme

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane Botë

ISHIN BASHKË NË VARKË/ Zhduket bashkëshorti i ministres italiane

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin Botë

TENSIONE TË REJA NË GJIRIN PERSIK/ Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë Botë

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT