• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA USHQIMORE/ Ministrja Krifca rithemelon bordin e ri të AKU
Home
Sociale

SIGURIA USHQIMORE/ Ministrja Krifca rithemelon bordin e ri të AKU

14 January, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Me iniciativë të ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, është rithemeluar Bordi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për një kontribut konkret në detyrat e AKU-së. Bordi do të përmbajë në strukturën e tij vendimarrëse kryesisht përfaqësues nga shkenca, prof. dr. pedagogë nga Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, etj.

Ministrja Krifca, në takimin e mbajtur, vlerësoi faktin se struktura e këtij bordi, i cili po kthehet pas disa vitesh në një organ funksional, me bazë të fortë shkencore dhe teknike, do të ekzistojë jo thjesht si një detyrim ligjor, por për një shërbim aktiv e konkret,  për ta cuar në një tjetër standard nivelin e ndërveprimit për garantimin e sigurisë ushqimore.

“Referuar një ndër shtyllave kryesore të programit të qeverisë shqiptare ‘Mirëqenie për të gjithë’, siguria ushqimore është padiskutim një ndër kryefjalët e nismave e politikave tona”, tha Krifca ne fjalen e mbajtur.

Krifca komunikoi se, në fund të këtij viti, i takon këtij bordi të shqyrtojë e të japë vlerësimin për projektplanin e menaxhimit të krizave të propozuara nga AKU e rrjedhimisht të vlerësojë edhe punën e menaxherit të këtij institucioni.

Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Jeta Deda, paraqiti planin dhe objektivat e saj për mirëfunksionimin e AKU, me një këndvështrim të ri dhe të detajuar në funksion të sigurisë ushqimore.

Drejtuesja e AKU dhe bordi i ri, me mbështetjen e plotë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kanë nisur punën për një plan të suksesshëm veprimi me me shumë sfida përpara, përfshirë edhe nevojën për ndërhyrje në ligjin aktual të ushqimit dhe hartimin e legjislacioneve të reja që nevojiten.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIONI "BREGDETI YNË"/ IKMT shemb disa objekte pa leje në Durrës
Previous article "TË DY PALËT HUMBËN ME 8 JANAR"/ Bamir Topi flet për situatën në PD: Do mbyllet në mënyrë dramatike

F.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë Aktualitet

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë Aktualitet

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT