• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI KIBERNETIK NDAJ QEVERISË NË UKRAINË/ Reagojnë SHBA-BE: Kambanë alarmi për luftë, ne mund ta imagjinojmë që…
Home
Nderkombetare

SULMI KIBERNETIK NDAJ QEVERISË NË UKRAINË/ Reagojnë SHBA-BE: Kambanë alarmi për luftë, ne mund ta imagjinojmë që…

14 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Uebsajtet zyrtare në internet të Qeverisë së Ukrainës kanë rënë pre e një sulmi masiv kibernetik. “Reuters” raporton se hakerat kanë paralajmëruar qytetarë ukrainas që të “kishin frikë dhe të prisnin më të keqen”.

Rusia, e cila ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa në kufirin e fqinjit të saj, publikoi të premten në televizionin shtetëror pamje të më shumë forcave ushtarake që po vendoseshin sipas saj për një stërvitje në kufi me Ukrainën.

Zhvillimet vijnë në momentin që nuk është arritur asnjë përparim në takimet mes Rusisë dhe shteteve perëndimore, të cilat i druhen Moskës se mund të nisë një sulm të ri ndaj vendit që pushtoi në vitin 2014.

“Këmbana e alarmit të luftës po bie me zë të lartë,” tha një diplomat i lartë amerikan, raporton Reuters.

Autoritetet ukrainase janë duke e hetuar sulmin e madh kibernetik, i cili preku kabinetin qeveritar, ministrinë e punëve të Jashtme, këshillin e ministrave dhe këshillin e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

“Ukrainas! Të gjitha të dhënat tuaja personale janë ngarkuar në rrjetin publik. Të gjitha të dhënat në kompjuter janë shkatërruar, është e pamundur t’i riktheni”, thuhej në një mesazh në faqet e hakeruara të internetit të qeverisë, shkruar në gjuhën ukrainase, rusisht dhe polonisht.

“Të gjitha informacionet që kanë lidhje me ju janë bërë publike, kini frikë dhe prisni më të keqen. Kjo është për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tuaj”, vazhdon mesazhi i hakerave.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Ukrainës i tha Reuters se ishte shumë herët për të thënë se kush mund të qëndronte pas sulmit, por ai ngriti gishtin e akuzës ndaj Rusisë për raste të ngjashme në të kaluarën.

Rusia nuk komentoi menjëherë, por më parë ka mohuar të jetë pas sulmeve kibernetike në Ukrainë.

Qeveria ukrainase tha se asnjë e dhënë personale nuk ishte vjedhur.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dënoi sulmin dhe tha se komiteti politik dhe i sigurisë i BE-së dhe njësitë kibernetike do të takohen për të parë se si të ndihmojnë Kievin:

“Unë nuk mund të fajësoj askënd pasi nuk kam prova, por ne mund ta imagjinojmë”, tha Borrell.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDAL NË VLORË/ Arrestohet 64-vjeçari, ngacmoi seksualisht një minorene (EMRI)
Previous article RISIA E E-ALBANIA/ Nga janari 2022, certifikata elektronike e fiskalizimit gjenerohet brenda 60 minutash (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT