• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RËNDË/ Ylli Manjani i paditur apo keqinformues? Terrorizon protestuesit se u përdor CO në vend të CO2
Home
Politikë

E RËNDË/ Ylli Manjani i paditur apo keqinformues? Terrorizon protestuesit se u përdor CO në vend të CO2

13 January, 2022 F.autor Politikë

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani (ish socialist, isht lsi-ist dhe tani berishan i thekur) prej dje po shpërndan nëpër media një lajm totalisht fallso. Ose e ka për qëllim politik, ose thjesht nga injoranca personale, por ai pretendon se bombulat kundër zjarrit kanë si përmbajtje monoksid karboni (gaz me formulën kimike CO), pra një gaz që asgjeson me vdekje gati të menjëhershme. Ai e përdor këtë dizinformim duke pretenduar se bombulat kundër zjarrit që përdorën militantët e Lulzim Bashës per të mbrojtur selinë e PD-së nga sulmi i berishanëve, kishin një gaz vrasës për shëndetin e demokrateëve.

Cfarë kane perdorur realisht bashistet kunder berishanëve do ta percaktojë prokuroria qe ka ngarkuar nje eskpert kimik per të bere analizat e pluhurit te bardhe qe ka dale nga bombula. Por nje gje eshte e sigurt: bombulat kunder zjarrit nuk kane monoksid karboni!!! Per arsye shume te thjeshtë: Monoksidi i karbonit (CO) edhe mund të merr flakë!!! Eshtë si të thuash që për të shuar zjarrin Ylli Manjani përdor benzinë.

Në fakt Ylli Manjani me siguri e ka ngaterruar qellimisht CO (formula kimike e monoksidit të karbonit) me CO2, formula kimike e dioksidit të karbonit që realisht perdoret ne disa modele te bombulave kunder zjarrit. CO2 prodhon nje pluhur të bardhe, por nuk eshte as gaz helmues as nuk eshte kancerogjen. Ne shumicën e rasteve te tjera bombulat kunder zjarrit perdorin nje miks me bikarbonat sode (pra soda i buke) dhe bikarbonat potasiumi: edhe këto substanca prodhojnë një pluhur të bardhë që ka fuqinë të shuajë zjarrin, po prape nuk është as helmuese dhe as kancerogjene.

Ajo që habit eshte nje dizinformim kaq flagrant qe po terrorizon gjithe ata demonstrues qe kane qene ne kontakt me pluhurin e bardhë te shperndare masivisht gjate protestës së 8 janarit, dhe qe vjen nga nje ish ministër i drejtesisë! Ne fakt Ylli Manjani me sa duket qe ndjek rrugën shpifese të eprorit të tij Sali Berisha i cili (pas barcaleta së famshme te pistoletave cadra te perdorura sipas tij ne protestën e 21 janarit) tani ka deklaruar se ne 8 janar jane perdorur ”armet kimike dhe neuroparalizuese”. Si në Irakun e Sadam Huseinit!!.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “FOLLOW”/ Tentuan të kalonin në kufi tre klandestinë, arrestohen 2 të rinjtë në Gjirokastër
Previous article "KUJDES..."/ Rakacolli: "Delta’ dhe ‘Omicron" variantet dominuese në vend! Po infektohen të rinjtë dhe fëmijët

F.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT